Land Rover Defender është një fuoristradë e prodhuar nga kompania britanike Land Rover nga 30 prilli i vitit 1948 deri më tani. Në fillim të historisë së tij, thjesht quhej Land Rover Series I, II, III. Në 1983, prefiksi “Series” u hoq nga emri, në vend të kësaj, modeli filloi të quhej Land Rover, duke treguar gjatësinë e bazës së rrotave: 90, 110 dhe 130. Në vitin 1990, kjo makinë u quajt Defender. Në Janar të vitit 2016, prodhimi serik i modelit u përfundua. Në vitin 2018, me rastin e 70 vjetorit të fuoristradës, kompania bëri 150 fuoristrada Land Rover Defender Works V8 me vlerë 150,000 paund. Kjo makinë mori një motor benzinë 5.0 litërsh (405 kuaj fuqi) dhe një kuti e shpetjtësisë automatike. Në vitin 2019 filloi prodhimi i një gjenerate të re të Defender. Vlen të përmendet se dizajni dhe pajisjet teknike të Defender-it të ri janë shumë të ndryshme nga gjeneratat e kaluara.