Matiz është një makinë kompakte qytetare e projektuar dhe prodhuar nga divizioni i Koresë së Jugut të General Motors, si dhe fabrika të tjera të makinave nën liçensë. Deri në vitin 2001, kjo makinë e vogël ishte i njohur më mirë nën emrin e Daewoo Matiz. Në vitin 2001, General Motors fitoi një shumicë të aksioneve në Daewoo Motors dhe që nga viti 2004, makinat Daewoo Matiz janë shitur me emrin Chevrolet Matiz. Në të njëjtën kohë, veturat që prodhoheshin në një fabrikë në Uzbekistan ruanin emrin e tyre të dikurshëm. Në fund të vitit 2002, 500,000 Daewoo Matiz u shitën në Evropë, deri në vitin 2005 u shitën 1.4 milion makina Daewoo dhe Chevrolet Matiz. Kjo veturë ka tre versione të motorëve të benzinës: 0.8 litra, 1.0 litra dhe 1.2 litra. Matiz ishte i pajisur me kuti shpejtësie mekanike dhe automatike.