Volkswagen Touareg 2018: fotot, specifikimet teknike, çmimi

Sot, kjo është gjenerata e tretë e crossover-it legjendar Touareg. Crossover-i Volkswagen Touareg u prezantua për herë të parë për publikun në vitin 2002. Gjenerata e dytë u prezantua në vitin 2010 dhe në vitin 2014 u bë një ristilim i gjeneratës së dytë. Vetëm në vitin 2018 Volkswagen krijoi një makinë Touareg plotësisht të re të gjeneratës së tretë.


Nga jashtë, makina e re ndryshon rrënjësisht nga dy gjeneratat e mëparshme. Pjesa e përparme dhe e pasme e crossover-it të ri fituan një dizajn plotësisht të ri, megjithëse pjesa anësore ende të kujton tiparet e varianteve të mëparshme Touareg. Shumica e ndryshimeve ishin në interior-in e crossover-it të ri Volkswagen Touareg, dizajnuesit e bënë atë plotësisht moderne. Sipas prodhuesit, crossover i ri do të jetë makina e parë në seri e kompanisë Volkswagen që instalon sistemin modern të vizioneve të natës Night Vision.

Eksterior


Baza e gjeneratës së re të Volkswagen Touareg ishte platforma MLB Evo, ajo përdoret gjithashtu për Audin Q7 të re, Porsche Cayenne dhe Bentley Bentyaga. Prandaj, nuk është për t'u habitur që në pamje të jashtme këto makina të kujtojnë paksa njëra-tjetrën.
Pjesa e përparme e Touareg ka pësuar ndryshime të dukshme. Grila e radiatorit e crossover-it të ri tani shtrihet në të gjithë gjerësinë e saj dhe përbëhet nga tre pjesë. Pjesa qendrore hapet bashkë me kofanon, e cila thjeshton shumë aksesin në motor. Në shumicën e varianteve të Volkswagen Touareg, grila e radiatorit do të jetë e kromuar, por me një pagesë të veçantë mund ta bëni grilën plotësisht të zezë.


Optika e përparme e automjetit të ri ka ndryshuar plotësisht, si në pjesën funksionale, ashtu edhe në stil. Duke filluar me konfigurimin bazë të crossover-it, optika do të bazohet në LED super të ndritshëm. Gjithashtu, optika do të jetë e përshtatur me funksionin e ndriçimit të zonave të verbra,të kthesave ose ndriçimit të përkohshëm të këmbësorit në mënyrë që të shmanget ndonjë aksident. Kjo tregon edhe një herë përparimin e modelit në anën më të mirë.
Më pak ndryshime u bënë në kofanon dhe xhamin e Volkswagen Touareg. Kofano pësoi nja dy linja të vogla të lakuara. Xhami i përparmë është bërë pak më i vogël me pjerrësi të shtuar për t′i bërë më pak rezistencë rrymës së ajrit.


Në dallim nga pjesa e përparme, ana e Touareg-it të ri ende ngjan me gjeneratat e kaluara. Dizajnuesit ndryshuan shumë pak pjesën anësore të makinës. Harqet e rrotave të përparme dhe të pasme janë bërë të mëdha, gjë që ju lejon të vendosni rrota më të mëdha, rrotat 18" janë vendosur për konfigurimin bazë të makinës.


Në dallim nga gjenerata e mëparshme, në pikën e bashkimit të krahut të përparmë dhe derës u shfaq një emblemë e kromuar. Dorezat e dyerve, sipas prodhuesit, në çdo konfigurim të Volkswagen Touareg, janë të pajisura me sistemin e hyrjes pa çelës dhe me ndriçim gjatë natës.
Ndryshime të vogla ndodhën në pasqyrat anësore. Në të gjitha konfigurimet e kësaj makine, pasqyrat kanë një akordim elektrik, palosje automatike dhe memorje për disa mënyra rregullimi.


Pjesa e pasme e Volkswagen Touareg ka pësuar shumë ndryshime. Sipas shumë adhuruesve të makinave, pjesa e pasme e këtij crossover-i tani më shumë i ngjan Audit Q7 të gjeneratës së re sesa gjeneratat e mëparshme Touareg. Xhami i pasëm i Volkswagen Touareg mori një formë të rrumbullakosur në anët e tij.


Optika e pasme,ashtu si edhe ajo e përparme, tani janë plotësisht LED në çdo konfigurim. Një pjesë e madhe e optikës është në kapakun e bagazhit,kurse pjesa më e vogël në karrocerinë e makinës. Kapaku i bagazhit në vetvete është zvogëluar në madhësi. Ndër dekorimet kryesore, emblema e kompanisë ka mbetur si më parë, prapa saj është fshehur një kamera për pamjen e pasme.Në gjeneratën e re, u shfaq një mbishkrim i kromuar i modelit, i vendosur në mes.
Parakolpi i pasmë në dimensione mbeti i pandryshuar. Një linjë e kromuar është shtrirë në të gjithë gjerësinë e parakolpit, si dhe rreth gjithë perimetrit të crossover-it.

Interior

Nëse pamja e jashtme e Volkswagen Touareg të kujton paksa versionet e mëparshme të modelit, interiori është plotësisht i ri. Në të gjithë konfigurimet, brendësia e crossover-it është llogaritur për 5 pasagjerë, përfshirë edhe shoferin.


Shumica e ndryshimeve u bënë në panelin e përparmë. Prodhuesi vendosi të vazhdonte me trendet e fundit të markave të tjera dhe gjithashtu ktheu panelin e drejtimit qendror në anën e shoferit. Paneli i përparmë i Volkswagen Touareg do të ndryshojë në konfigurim.


Në modelin bazë, ekrani i sistemit multimedia ka një madhësi prej 10 inch me butona, për të kontrolluar sistemet e automjetit në të dyja anët. Nën ekran ekziston një panel i kontrollit të klimës me ngrohje dhe ftohje të ndenjëseve. Paneli i instrumentave të konfigurimit bazë përfshin edhe ekranin me ngjyra 6-inch të kompjuterit në bord.
Konfigurimi maksimal, sigurisht, është më i mirë duke përdorur materiale të shtrenjta. Prodhuesi instalon në makina të tilla sistemin multimedia më të mirë. Në vend të një ekrani të vogël, inxhinierët instaluan një ekran të madh me prekje 15 inch të sistemit multimedia, kurse panelin e pajisjeve e bënë plotësisht dixhital bazuar në një ekran 12 inch. Një paisje e tillë bëri të mundur transferimin e të gjitha sistemeve të kontrollit në panelin me sensorë dhe të gjithë parametrave të nevojshëm Touareg në panelin e instrumenteve.
Baza e sistemit multimedia ishte Android Auto dhe Apple CarPlay, përveç kësaj, u instalua Wi-Fi për 8 përdorues si dhe interneti me shpejtësi të lartë 4G.


Leva e zakonshme e ndërrimit të marsheve mbeti pa butona përreth dhe u bë më e vogël. Sistemi i informacionit për zgjedhjen e marsheve u vendos në vetë levën e kambios, gjë që zvogëloi ndjeshëm zonën përreth levës. Prapa kambios u vendos një panel i vogël kontrolli për sistemet e crossover-it. Ndër kryesoret janë:


  • butoni Start/Stop,
  • frenat e dorës elektromekanike,
  • butoni i parkimit emergjent,
  • doreza e zgjedhjes së mënyrës së lëvizjes.

Ndenjëset e Volkswagen Touareg të reja janë bërë shumë më të rehatshme. Ato kanë më shumë rregullime dhe funksione. Duke filluar nga konfigurimi bazë, ndenjëset e përparme morën ngrohje dhe ftohje, rregullim elektronik në 12 drejtime,po ashtu ndenjësja e shoferit ka tre pozicione. Në konfigurimin maksimal të makinës, ndenjëset kanë funksionin e masazhit.
Rreshti i dytë i ndenjëseve është llogaritur për 3 pasagjerë. Dizajnuesit përdorën vetëm lëkurë origjinale cilësore si material për veshjen e interiorit. Përveç veshjes me lëkurë, për blerësin ofrohen shtesa të shumëllojshme me dru, alumin të lustruar ose plastikë me shkëlqim sipas perimetrit të brendshëm.

Variantet e ngjyrave të karrocerisë Volkswagen Touareg

  • e bardhë;
  • e zezë;
  • acquamarine;
  • blu e errët;
  • floriri;
  • kafe;

Pavarësisht risisë dhe statusit të modelit, prodhuesi e kufizoi zgjedhjen e ngjyrave, kështu që edhe me një pagesë të veçantë blerësi nuk mund të zgjedhë një ngjyrë tjetër karrocerie.

Specifikimet teknike

Përveç motorëve të njohur më parë, inxhinierët përpunuan për këtë makinë motorë të rinj. Ndër motorët e crossover-it të ri janë prezentuar motorët diesel dhe një motor me benzinë. Pikërisht motorët naftë me vëllim 3.0 litra me 231 dhe 286 kuaj fuqi, gjithashtu një motor V8 turbodiesel me vëllim 4.0 litra me 421 kuaj fuqi. Versioni i motorit me benzinë është paraqitur me një vëllim prej 3.0 litrash me kapacitet 340 kuaj fuqi.
Në çdo motor është instaluar kambio automatike ZF me 8 marshe, si dhe sistemi 4Motion, me funksionin e lidhjes automatike të transmisionit të plotë. Për shkak të elektronikës, shoferi mund të zgjedhë mënyrën e pezullimit, duke e bërë atë më të ulët ose më të lartë. Konsumi mesatar i karburantit të një motori diesel V6 është rreth 6.9 litra për 100 kilometra.


Në varësi të pezullimit të zgjedhur, crossover-i i ri Volkswagen Touareg mund të tejkalojë pengesa ujore të thellësive nga më të ndryshmet.
Një tjetër përmirësim është karroceria e crossover-it. Inxhinierët përdorën çelik shumë të fortë, alumin dhe pjesë plastike individuale për të maksimizuar sigurinë e crossover-it, si dhe për të zvogëluar peshën, duke përmirësuar kështu karakteristikat e shpejtësisë. Hapësira e bagazheve tani është 810 litra, që është pak më shumë se Touareg-u i gjeneratës së dytë.


Një përmirësim të konsiderueshëm pësuan sistemet e sigurisë së crossover-it Volkswagen Touareg. Në sistemin standard të sigurisë bëjnë pjesë:


  • airbag-u i përparmë, anësor dhe i pasëm;
  • perdet e sigurisë;
  • airbag-u në zonën e gjunjëve të shoferit;
  • kontrolli lëvizjes në korsinë e rrugës;
  • sistemi i shmangies së përplasjes;
  • asistenti i parkimit automatik;
  • sensori i parkimit;
  • cruise-control i përshtatur;
  • monitorimi i lëvizjes së përparme dhe të pasme;
  • sistemi i vështrimit të gjithanshëm.

Shumë sisteme të sigurisë tani mund të kontrollohen nga ekrani i sistemit multimedia, gjë që më parë nuk ishte e disponueshme. Ndërkohë, prodhuesi premtoi ta zgjerojë këtë listë, duke e plotësuar bazën me sisteme të reja.

Konfigurimet dhe çmimet e Volkswagen Touareg

Lista e konfigurimeve të makinës Volkswagen Touareg e re do të ndryshojë në varësi të vendit të furnizimit. Konfigurimet e crossover-ave ndryshojnë midis tyre, sipas karakteristikave teknike dhe funksionalitetit. Prodhuesi veçon tre konfigurime kryesore të Volkswagen Touareg, të cilat sot shiten në vende të ndryshme: Elegance (nga 60,000 euro), Atmosphere (nga 66,000 euro), R-Line (nga 73,000 euro).


‹ Postimi i mëparshëm Postimi tjetër