Tokyo Motor Show 2019.

Ekspozita Ndërkombëtare e Automjeteve, që zhvillohet çdo dy vjet në qytetin japonez të Tokios, mbahet në vitin 2019 nga 23 tetor deri më 4 nëntor.

Histori

Shfaqja e parë e makinave në Tokio u zhvillua në vitin 1954 nga 20 deri më 29 prill me emrin All Japan Motor Show. Në ekspozitën e parë morën pjesë 267 automjete: 17 vetura dhe 250 mjete tregtare. Gjatë 10 ditëve, ekspozita e automjeteve u vizitua nga 547,000 vetë që kishin mundësinë të njiheshin me makina të tilla si Austin A40, Hillman Minx dhe Renault 4CV, Prince Sedan AISH, Toyopet Super RH, Datsun Passenger Delux (modeli DB-5), Ohta Sedan dhe me automjetin me tre rrota nga kompania Daihatsu.


Ekspozita e dytë u zhvillua në vitin 1955 dhe u mbajt për dymbëdhjetë ditë, duke filluar nga dt.7 maj. Rreth 785,000 vetë morën pjesë në këtë veprimtari, midis tyre ishte edhe princi japonez Akihito. Show prezantoi Datsun 110 të ri, Toyopet Crown RS dhe Toyopet Master RR.
Veturat filluan të marrin famën më të madhe në ekspozitën e tretë në Tokio të automjeteve, e cila u hap më 20 Prill 1956 falë iniciativës së Ministrisë së Tregtisë Ndërkombëtare dhe Industrisë.

Në vitin 1958, show u zhvendos në pistën e garave të çiklizmit në Koraku-en. Në vitin 1959, veprimtaria u zhvendos në Harumi Showplace të hapur së fundmi.


Që nga viti 1973, organizatorët vendosën të mos e zhvillojnë ekspozitën vitin e ardhshëm për shkak të krizës ndërkombëtare të energjisë, dhe për këtë arsye u vendos që të mbahej show çdo dy vjet.


Në vitin 1989, ekspozita u zhvendos në qendrën Makuhari Messe. Në total, 332 kompani dhe 3 organizata nga 15 vende prezantuan produktet e tyre në ekspozitën e automjeteve. Numri i vizitorëve dhe gazetarëve ishte një rekord për këtë veprimtari. Vizitorët ishin të tërhequr veçanërisht për Toyota 4500GT dhe Honda NSX.


Më 1991, 336 kompani prezantuan 783 automjete. Ekspozita u ndoq nga një numër rekord vizitorësh — 2 018 500 vetë.


Makinat në Ekspozitën Ndërkombëtare të Automjeteve 2019

Alpina B3


Versioni i ri tuning Alpina B3 ka një turbomotor të ri 3 litërsh. Inxhinierët e kompanisë Alpina rritën fuqinë e tij në 462 kuaj fuqi, kështu që kjo makinë ecën deri 100 km/orë në vetëm 3.8 sekonda. Shpejtësia maksimale është 303 km/orë, gjë që e bëri Alpina B3 sedanin kompakt më të shpejtë në botë. Kjo makinë është e pajisur me një kuti shpejtësie automatike ZF me 8 marshe.

Honda Jazz


Inxhinierët e kompanisë japoneze Honda ridizenjuan plotësisht pjesën e jashtme të Jazz-it të ri. Honda Jazz i ri për Evropën do të pajiset vetëm me sistem hibrid. Sistemi kombinon një motor benzinë 1.5 litër dhe dy motorë elektrikë. Fuqia e të gjithë grupit të motorrit është ende e panjohur. Jazz gjithashtu do të marrë kutinë e shpejtësisë CVT. Versioni bazë përfshin një sistem të përparuar të sigurisë Honda SENSING dhe të ndihmës për shoferin. Për më tepër, moduli i komunikimit Honda CONNECT është i integruar në makinë, i cili ju lejon të kontrolloni në distancë disa funksione të makinës drejtpërdrejt nga smartphone juaj. Shitjet e gjeneratës së re Honda Jazz në tregun evropian do të fillojnë në dimrin e vitit 2020.


Lexus LF-30 Electrified Concept


Në ekspozitën e automjeteve në Tokio, debutoi crossoveri Lexus LF me motor elektrik. Në të njëjtën kohë, kompania Lexus menjëherë tha që crossoveri nuk do të vihet në prodhim seri, por platforma e tij do të përdoret për krijimin e makinave të tjera elektrike të kompanisë. Koncepti është bërë në stilin e kompanisë Lexus: grila e madhe e radiatorit nuk lejon që të ngatërrohet kjo makinë me ndonjë markë tjetër. Gjatësia e LF-30 Electrified është 5090 mm, gjerësia 1995 mm dhe lartësia 1600 mm.

Mazda MX-30


Në ekspozitën e automjeteve në Tokio, Mazda prezantoi makinën e saj të parë elektrike të prodhuar në seri — MX-30, e cila është realizuar në karrocerinë bashkëkohore popullore Crossover-Coupe. Makina është e pajisur me një motor elektrik me një kapacitet 143 kuaj fuqi dhe karikimi për të është i mjaftueshëm për 200 kilometra rrugë.
Inxhinierët e Mazdas i kushtuan vëmendje të veçantë drejtimit të këtij crossoveri. Kompleksi është quajtur e-Skyactiv. Gjithashtu, inxhinierët e bënë makinën elektrike të dëgjohet si një makinë me një motor të zakonshëm.Kjo jo vetëm që sjell kënaqësi, por paralajmëron edhe këmbësorët për afrimin e një makine, gjë që kërkohet nga legjislacioni i disa vendeve.

Nissan Ariya Concept


Premiera e konceptit Nissan Ariya u zhvillua në Tokio. Ky është një crossover plotësisht elektrik, i pajisur me dy motorë. Pamja e jashtme e konceptit tregon një drejtim të ri të dizajnit të markës. Për shkak të motorëve elektrikë kompaktë, Nissan Ariya ka një brendësi të bollshme të pajisur me sisteme moderne, përfshirë versionin e fundit të sistemit të ndihmës për shoferin ProPILOT 2.0. Ariya u deklarua në ekspozitë si një koncept, por Nissan vuri në dukje gadishmërinë e saj për prodhimin seri, që do të thotë se crossoveri i ri i kësaj kompanie japoneze duhet të dalë në shitje së shpejti. Gjatësia e makinës është 4600 mm, pra është 55 mm më e gjatë se Renault Arkana. Gjerësia e crossover-it me pasqyra arrin 1920 mm dhe lartësia e tij është 1630 mm.


Përveç këtyre makinave në ekspozitë u prezantuan: Mitsubishi MI-Tech Concept, Subaru Levorg, Suzuki Waku Spo, gjenerata e dytë e makinës me motorin hidrogjen Toyota Mirai, hibridi i ri Toyota Yaris dhe të tjerë.

‹ Postimi i mëparshëm Postimi tjetër