Si duket Bugatti më i shtrenjtë: fotot e para.

Raporti Robb Report ka fituar qasje në imazhet e versionit të prodhimit të ri hypercar Bugatti La Voiture Noire, e cila me një çmim prej $18,7 milion konsiderohet makina më e shtrenjtë e markës. Përfaqësuesit e kompanisë Bugatti thanë se dizajnerët u përpoqën të ruajnë pamjen e konceptit, i cili u prezantua në vitin 2019.


Kreu i departamentit të projekteve speciale të Bugatti Design vuri në dukje se ishte pikërisht ruajtja e pamjes së konceptit, problemi më i madh. Makina La Voiture Noire ka ende disa ndryshime, por kjo është kryesisht për shkak të kërkesave teknike.


Si shembull, u dhanë fenerët e perparmë, të cilët duhej të adaptoheshin me standardet e sigurisë. Feneret e pasme te La Voiture Noire, inxhinieret i konsideronin si përbërësit më kompleks te industrisë moderne të automobilave — ato perfaqesojnë elementin unik te dritës.


Në përgjithësi, pamja e jashtme e Bugatti La Voiture Noire është tribute i respektit të një prej modeleve më të famshme të shekullit të kaluar: Bugatti Type 57 SC Atlantic. Vetëm katër nga këto coupe u mblodhën dhe vetëm tre kanë mbijetuar deri më sot – kopja e katërt u zhduk pas Luftës së Dytë Botërore.


Kompania ka publikuar më parë foto nga testet rrugore të hipercar-it të ri. Makina, me një kapacitet prej 1.500 kuaj fuqi, kaloi ciklin e provave, të ngjashëm me ato prova që i nënshtrohen makinat Bugatti Chiron të zakonshme.


‹ Postimi i mëparshëm Postimi tjetër