Një Porsche Carrera GT shumë i rrallë u shit në ankand.

Ankandi online Collecting Cars për supercar-in Porsche Carrera GT ka përfunduar. Makina është shitur për 820 500 euro.
Ky model është interesant jo vetëm për llojin e rrallë dhe gjendjen e tij, por edhe për pronarin e tij të parë: makina u porosit fillimisht për kampionin e Formula 1 të vitit 2009 Jenson Button.

Ky Porsche u prodhua në vitin 2004 dhe përshkoi vetëm 8556 kilometra.
Karroceria e këtj Porsche Carrera GT është lyer në ngjyrën e firmës Seal Gray. Sipas shitësit, jo më shumë se 10% e të gjithë serisë Carrera GT, e cila arriti në 1270 kopje, u prodhua në këtë nuancë. Interjeri është veshur me lëkurë të kuqe.


Në kohën e blerjes së Porsche Carrera GT, garuesi i njohur po garonte për ekipin Honda dhe jetonte në Monako. Se për sa kohë e ka patur në pronësi këtë veturë nuk përcaktohet, por fakti i pronësisë është i dokumentuar. Pronari tjetër e çoi makinën në Mbretërinë e Bashkuar dhe tani Carrera GT është në Hollandë.

Super vetura Porsche Carrera GT në kohën e krijimit të saj u konsiderua modeli kryesor i markës dhe shoferi i provës në fabrikë Walter Röhrl vendosi një nga rekordet e Nürburgring në të. Coupe Carrera GT ka një motor me 10 cilindra që u krijua fillimisht për Formula 1. Me një vëllim prej 5,7 litra, motori ka 612 kuaj fuqi. Bashkë me një kambio manual me gjashtë shpejtësi, ai arrin shpejtësinë deri në 100 km/orë në 3,9 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 330 km/orë.


‹ Postimi i mëparshëm Postimi tjetër