Një epokë e re për makinat elektrike BMW.

Makina e parë elektrike në platformën më të re Neue Klasse të kompanisë BMW do të jetë një sedan i krahasueshëm për nga klasi me serinë 3 aktuale. Siç sqaron Autocar, ky sedan do të marrë një sërë motorësh elektrikë të zhvilluar posaçërisht dhe bateri të optimizuara, të cilat do të sigurojnë një rezervë më të madhe karikimi sesa BMW iX. Përveç kësaj, stili i ri i dizajnit të markës do të debutojë me këtë makinë elektrike.


BMW e quan shfaqjen e platformës së re Neue Klasse si fazën e tretë në zhvillimin e strategjisë së vet elektrike: e para filloi me makinën elektrike i3 dhe e dyta filloi me fuoristradën iX. Epoka e re elektrike e BMW do të fillojë në 2024 me debutimin e këtij sedani, i njohur aktualisht nën emërtimin NK1.

Platforma Neue Klasse dallohet për përdorim të gjerë të materialeve të lehta në konstruksion dhe madje për më shumë fleksibilitet. Siç deklaroi për shtypin, shefi i departamentit të kërkimit të BMW Frank Weber, në bazë të kësaj platforme, do të jetë e mundur të ndërtohen shumë modele të ndryshme — nga sedanët e vegjël me madhësinë e serisë 2 aktuale deri tek crossover-et BMW X7. Për më tepër, këto modele mund të kenë rrota aktive para ose mbrapa, si dhe katër rrota aktive.
Së bashku me modelin e parë në platformën e re, do të debutojnë motorët elektrikë të gjeneratës së gjashtë të BMW dhe bateritë e reja, të cilat do të kenë një rezervë karikimi 20% më shumë se bateritë aktuale të cilat janë të instaluara në iX dhe i4. Kështu, BMW NK1 do të jetë në gjendje të përshkojë deri në 700 kilometra pa karikim.

Nga mesi i dekadës, BMW planifikon të sjellë në treg deri në katër makina elektrike në platformën e re, kurse aty nga viti 2030, shitjet e makinave të bazuara në Neue Klasse duhet të arrijnë 50% të të gjitha shitjeve të kompanisë BMW.


‹ Postimi i mëparshëm Postimi tjetër