Në pritje të BMW-së së re Z4

Duke ngarë prototipin e ri BMW Z4, ekspertët zbuluan se ky automobil është përmirësuar ndjeshëm në krahasim me paraardhësit e tij.

BMW Z4 i ri ecën më mirë se Porsche 718 Boxster i ri. Kabrioleti i kompanisë bavareze është shumë më i këndshëm për t'u drejtuar. Ai ruan komfortin maksimal gjatë udhëtimit, madje edhe në mënyrën më agresive. E përveç kësaj, duket më simpatik se modifikimi i mëparshëm, dhe kundërshtari i tij Porsche.

Mbi BMW-në e re

Siç pretendon kompania, produkti i ri është kategorikisht i ndryshëm nga modeli i mëparshëm. Makina e vjetër u prezantua si një makinë fundjave, me të cilën ju mund të shijoni një ditë të diele të ngrohtë me diell.

Por Z4 i ri, në karrocerinë e Z40i, është një makinë që do t'ju japë kënaqësi, si në mëngjes herët të hënën gjatë një udhëtimi të panxituar për në punë, ashtu dhe të dielën në mbrëmje, duke shtypur fort pedalin e gazit.

Dhe ky nuk është një trillim. Duke prodhuar këtë prototip, në karrocerinë e Z40i, duke e testuar atë si në trase ashtu edhe në rrugë publike, kompania tregoi seriozitetin e qëllimeve të saj në prodhimin e BMW-së së përsosur.

Aftësitë teknike të automobilit

Këtë herë, makina rezultoi një makinë sportive e përshtatshme për çdo ditë, me një shasi të fortë, por, nga ana tjetër, me një ngarje të butë në timon,me një motor dycilindërsh, trelitërsh, me kapacitet prej 340 kuaj fuqi, që do t'ju japë mundësinë për ta ngarë këtë makinë deri në 100 km /në orë në vetëm 4, 5 sekonda.

Në ndjekje të konkurentit të tij Porsche 718 Boxster, bavarezët krijuan një makinë të patejkalueshme, pa ndryshuar idealet e kompanisë. BMW: dëshiron të kthejë atë pjesë të konsumatorëve që Porcshe bëri për vete në fillim të shekullit të 21-të, duke reduktuar me automobilin tij të parë PorscheBoxster, shitjet e modelit Z4 me 30% në 2002. Qëllimi i kompanisë ishte të ndërtonte një konkurrent të denjë ndaj një makine të vogël sportive me motor mesatar, ose, të paktën, të krahasohej me nivelin e saj.

Në foto ju mund të shihni një makinë me pjesë të maskuara të karrocerisë. Por, nëse u besoni fjalëve të përfaqësuesve të kompanisë dhe kujtoni konceptin Z4,të paraqitur verën e kaluar, mund të konkludoni se makina është më agresive se Z4 e mëparshme dhe duket shumë më e mirë në rezultat.

Kompania në lidhje me krijimin e saj

«Në të gjitha aspektet, Z4 e re është një makinë më mashkullore sesa paraardhësi i saj, më dinamike», thotë Andreas Ederer, menaxher i shitjeve për Z4 e re,- Nuk mundeni thjesht ta shikoni apo ta ngisni këtë makinë, duhet të dëgjoni gjithçka që ajo bën"

«Por kjo nuk do të thotë se makina do t’ju kontrollojë, përkundrazi» thotë Ederer, duke pranuar se Boxster, shitjet e të cilit ulën blerjet e BMW më shumë se 30% që nga momenti i krijimit të saj dy dekada më parë, i dha një shtysë prodhuesit të automjeteve për krijimin e një kryevepre konceptuale.

Sidoqë të ishte trendi i tregut, BMW nuk e braktisi krijimin e tij dhe solli Z4 në një nivel krejt të ri.

Përmirësimet e makinës

Z40i është e pajisur me amortizatorë të përshtatshëm,me diferencialë të kontrolluar elektronikisht dhe goma speciale Michelin Pilot Supersport, që, si rezultat, ofron një avantazh të dukshëm në ngarjen e timonit në krahasim me konkurrentët.

Pesha u zvogëlua me 50 kg, pjesërisht për shkak se çatia(mbulesa) e re prej pëlhure, e cila ngrihet për vetëm 10 sekonda, është më e lehtë dhe, gjithashtu, sepse shumica e pajisjeve të bëra me plastikë, të përforcuara me fibra karboni janë bërë më të lehta.

Depozita prej 70 litrash u bë edhe më e lehtë, në sajë të mbulesës me «kanavacë», e cila peshon më lehtë dhe, në të njëjtën kohë, siguron më shumë hapësirë të lirë në pjesën e bagazhit.

Kthehu tek blogu Shënimi tjetër