Në Kinë u punua automobili me dy rrota.

Automobili me dy rrota, që bën rrotullime rreth e qark rrugës së testimit në Pekin, është një hibrid i një motoçiklete, një automjeti elektrik dhe i një «kapsule kozmike» që funksionon duke përdorur një smartphone. Inxhinier Zhu Lingyun beson se ai do të jetë në rrugë pas 2 vjetësh.

Zhu, i frymëzuar nga automobili Ford1961, i cili përdorte xhiroskopët për të qëndruar drejt, ndërtoi një version të thjeshtuar, që i ngjante një njësie shpëtimi, nga një film fantastiko-shkencor. Kompania Lingyun Intelligent Technology, vetë po planifikon të ndërtojë një xhiroskop në Kinë, me qëllim që të fillojë shitjet në vitin 2020.


«Investitori im potencial tha se unë nuk kam asnjë shans që ideja ime të funksionojë, „tha 40-vjeçari Zhu Linyong, pas një prove të prototipit të quajtur 1703.“ Por unë besoj fuqimisht se kjo është e ardhmja e transportit urban, sepse është i rafinuar, i kursyer në energji dhe i lehtë për t'u menaxhuar. Unë duhet ta bëj atë! ».

Zhu nuk është i vetmi prodhues i automjeteve që përpiqet të përfitojë nga kursimet në bateri, motorët elektrikë dhe teknologjia e xhiroskopit që përdoren në iPhone dhe Segways, për të ndjekur lëvizjen e përdoruesve ose për të ruajtur ekuilibrin. StartupLitMotors në San Francisko krijoi disa prototipe të automobilit EV me dy rrota dhe NewYorkTimes raportoi në vitin 2016 se kompania po negocionte për blerjen e EV-së nga Apple.

Makinat me dy rrota u shfaqën për herë të parë më shumë se një shekull më parë, por ato kurrë nuk patën kërkesa të mëdha, pasi konsumatorët preferonin hapësirën dhe stabilitetin e makinave tradicionale.

Zhu, për herë të parë, pa në rrjet një gyrocar të kompanisë Ford rreth pesë vite më parë dhe tha se ishte i shokuar. Makina, që të kujton diçka nga filmi multiplikativ televiziv futuristik «TheJetsons», është pasqyruar në kopertinën e revistës «Life» në maj dhe është shfaqur në një Autosallon në Detroit.

Gyrocar-ët kishin dy sedilje dhe krahë me bisht, duke imituar siluetën e areoplaneve gjuajtës. Automobili nuk u fut në prodhim, edhe pse bëri një linjë lodrash koleksionuese.

Zhu ishte aq i dashuruar me këtë ide, sa ai themeloi kompaninë Lingyun në vitin 2014 për të punuar një version të Gyrocar-it të shekullit XXI. Ai e filloi këtë biznes me 3 milionë juan ($ 470,000) dhe disa punonjës.

Tre vjet më parë, ai tërhoqi 10 milionë dollarë nga investitorë si Kina Broadband Capital Partners LP, Sequoia Capital, Hillhouse Capital Group dhe GSR Ventures, dhe tani dëshiron të mbledhë edhe 30 milionë dollarë për të përgatitur krijimin e tij për prodhim masiv.

Sipas tij, kompania Lingyun Intelligent Technology aktualisht vlerësohet në 60 milionë dollarë.

«Në shumicën e rasteve makina përdoret nga një person, kështu që një makinë për një person ka perspektiva», tha Zhu Lingyun. «Hëpërhës, mund të dëshmojmë se automjetet tona janë të besueshme dhe të sigurta, qeveria gradualisht do t'i pranojë ato. Ne e trajtojmë këtë si një investim afatgjatë.»

Gjatë test drive-it, makina ishte e qetë dhe e qëndrueshme,si dhe më e shpejtë se një makinë tradicionale.

Bateria e xhiroskopit ka një diapazon prej 100 kilometrash( 62 milje) dhe Zhu planifikon që bateritë të jenë të lëvizshme dhe të rikarikueshme në shtëpi.

‹ Postimi i mëparshëm Postimi tjetër