Muzeu i Automobilave Alfa Romeo

Muzeu Alfa Romeo (Il Museo Storico dell’Alfa Romeo) u hap më 18 dhjetor 1976.
Pas Luftës së Dytë Botërore, lindi ideja për krijimin e një muzeu të tërë kushtuar makinave të koncernit të famshëm Alfa Romeo. U bë e mundur të realizohej idea vetëm aty nga viti 1976 – puna për kërkimin e makinave dhe sistematizimin e materiaterialeve muzeale rezultoi shumë e ndërlikuar.

Muzeu Alfa Romeo ndodhet në veri të Italisë në qytetin Arese, një rajon i Milanos. Muzeu ndodhet në territorin e uzinës aktualisht joaktive Alfa Romeo, e cila ndaloi prodhimin e saj të makinave në 2002 dhe prodhimin e motorëve në 2005. Filjali i fundit i punës së kompanisë në këtë territor ishte Alfa Romeo Style Center, e cila më vonë u zhvendos në qytetin e Torinos. I gjithë muzeu i është kushtuar 100 vjetorit të markës Alfa Romeo, e cila në tërë historinë e saj ka nxjerrë në treg: vetura, automjete për tregëti dhe furgonë, trena hekurudhorë, traktorët, autobusë, tramvaje, soba elektrike, si dhe motorë për anije dhe avionë.

Në fillim të vitit 2009, muzeu u mbyll për meremetim dhe u hap në fund të vitit 2009 për nder të festimit të 100 vjetorit të Alfa Romeos në vitin 2010.
Në vitin 2011, muzeu u mbyll përsëri, siç raportohet, për bërjen e disa meremetimeve, por punimet e meremetimit filluan vetëm në vitin 2014 dhe muzeu u hap për vizitorët vetëm në vitin 2015.

Muzeu Alfa Romeo mbulon një sipërfaqe prej 4.800 m². Ndërtesa gjashtëkatëshe, e projektuar nga arkitekti Latis, është e ndarë në disa pavione të mëdha. Katër ekspozita tematike kanë zënë vend këtu – nga modelet retro dhe automjetet moderne luksoze të ëndrrave, deri tek punimet e mjeteve të transportit ajror dhe ujor të krijuara me pjesëmarrjen e Alfa Romeo. Për qartësi, e gjithë kjo është e pajisur me fotografi, ekspozita të të gjitha shpërblimeve dhe shenjave dalluese të marra gjatë një shekulli të historisë së suksesshme të Alfa Romeos.

Në ndërtesën moderne të muzeut janë mbledhur me kujdes dëshmi të historisë së markës së madhe. Në të paraqiten më shumë se 250 modele dhe 150 motorë, nga të cilët afërsisht gjysma është ekspozuar për vizitorët e muzeut. Në total, Muzeu Alfa Romeo përfshin një kopje të secilit model të prodhuar me madhësi të plotë, si dhe një numër prototipesh dhe makina garash. Vlen të përmendet se disa modele muzeale jepen me qira për pjesëmarrje në festivale të ndryshme dhe ngjarje historike, për shembull Pebble Beach Concours d’Elegance, Mille Miglia dhe Goodwood Festival of Speed.


Në hyrje të muzeut, vizitorët përshëndeten nga Giulia QV dhe Stelvio QV, pikërisht nga automjetet që kohët e fundit vendosën rekorde në klasin e tyre në «Lakun e Veriut», dhe Giulia madje e ka vendosur dy herë!


Vëmendje e veçantë i kushtohet veturave që janë krijuar nga Bertone.
Bertone është një kompani italiane e automobilave e specializuar në prodhimin e automobilave dhe punimin e dizajnit të karrocerive të automobilave.

Në përfundim të shikimit të ekspozitës, vizitorët do të shikojnë filma 4D kushtuar arritjeve të koncernit Alfa Romeo.
Qendra e dokumentarit dhe arkivit është pjesë e muzeut. Një numër i madh dokumentash janë në dispozicion për t’u shikuar, duke përfshirë vizatimet, specifikimet, artikujt e publikuar, dokumentacionin teknik, videot që lidhen me historinë e markës dhe njësisë së saj sportive.

Adresa e muzeut:
Viale Alfa Romeo, Arese, Milano, Itali

Orari i punës:
Nga e hëna deri të dielë, nga ora 10:00 deri në ora 18:00. E marta është pushim.

Kthehu tek blogu Shënimi tjetër