Makinat që kanë bёrё një milion kilometra.

Ndoshta të gjithë kanë dëgjuar për motorë që mund të shkojnë dekada pa u prishur. Por është një gjë kur një distancë tё tillë e pёrballon vetëm një nyje e makinës, dhe tjetër gjё kur pёrshkon aq shumë km e gjithë makina. Po tregojmë historitë e makinave të ndryshme, që arritën të kapin 1.000.000 km dhe kjo u dokumentua.

Nissan Frontier


Pickup Nissan Frontier (në Evropë njihet më mirë si Nissan Navara), i cili bёri jo një milion kilometra, por një e gjysmë herë më shumë — një milion milje! Kjo është e barabartë me 40 udhëtime rreth Tokës ose dy udhëtime deri nё Hënë dhe kthim. Makina i përket Brian Murphy nga Çikago. Ai e bleu këtë makinë të re në vitin 2007. Murphy punon si shofer transporti dhe kalon 13 orë në ditë në timon, kështu që nuk është për t'u habitur që në vetëm 13 vjet pickup-i i tij ka bёrё më shumë se 1.600,000 kilometra. Gjatë pёrdorimit, në pickup-in e kornizuar të tij me rrota aktive të pasme u zëvendësuan radiatori, gjeneratori dhe pjesët e tjera të vogla.

Land Rover Discovery


Flitet shumë për besueshmërinë e keqe të makinave Land Rover, por Discovery i gjeneratёs sё parë i cili ndodhet në Rusi, me ekzistencёn e tij ka dëshmuar se nuk është kështu. Në fund të vitit 2019, kilometrazhi i SUV-it 30-vjeçar ishte 1.000,153 kilometra. Edhe pse makina merrte pjesë në Camel Trophy, të zhvilluar qё në kohën e Bashkimit Sovjetik, ajo është në gjendje të shkëlqyer dhe është e gatshme të përshkojё po aq kilometra. Fuoristrada Land Rover Discovery udhëtoi në të gjithë Rusinë dhe tani i përket Sergey Trofimenko, ai është koleksionist i makinave britanike. Ai e bleu këtë makinë menjëherë pas pёrfundimit tё Camel Trophy dhe që atëherë merret vetё me riparimin dhe mirëmbajtjen e saj.

Tesla Model S


Në fund të nëntorit të vitit 2019, Hansjörg Gemmingen realizoi atë që asnjë pronar i automjeteve elektrike nuk kishte bёrё më parë. Gjermani pёrshkoi një milion kilometra në 5 vjet me hatchback Model S P85. Tani kilometrazhi i makinës është rritur me 35 mijë kilometra. Gemmingen është admirues i Tesla-s prej njё kohe të gjatë: ai u bë një nga pronarët e parë të Tesla Roadster në Gjermani. Më vonë, ai bleu Model S, me të cilin ai udhёton çdo ditë dhe të cilёn e konsideron një makinë ideale. Natyrisht, me një kilometrazh kaq të madh, makinёs Tesla i kanё ndërruar 3 herë akumulatorin dhe 4 herë motorin elektrik. Gjithashtu u zëvendësuan ekrani me prekje, amortizatorët, suspensioni i përparmё, dorezat e dyerve, sistemi i ftohjes së akumulatorit dhe disa detaje të tjera.

Porsche 356C


Guy Newmark nga San Pedro (California) mori njё Porsche 356C si dhuratë nga babai i tij kur po mbaronte universitetin. Që nga ajo kohë, domethënë që nga mesi i viteve 60, zoti Newmark nuk është ndarë mё nga kjo dhuratë. Dhe deri në vitin 2016, Porsche klasik ka arritur të pёrshkojë 1.6 milion kilometra.
Siç pranon Newmark, nuk ka asgjë të vështirë ta kalosh jetën me njё makinë kaq gjatё — duhet vetëm të kryeni kontrollin teknik në kohën e duhur dhe me cilësi të lartë. Për makinën e tij, ai vendosi intervalin pёr kontroll në nivelin 3 mijë milje (rreth 5 mijë kilometra).

Toyota Tundra

Vick Sheppard iu deshёn vetëm nëntë vjet për të pёrshkuar një milion milje (1.6 milion kilometra) me Toyota Tundra. Kjo për shkak se Vick detyrohet të udhëtojë nga vendlindja e tij Luiziana në Dakotën e Veriut çdo ditë.
Kilometrazhi vjetor i pickup-it ishte rreth 200 mijë kilometra. Për nëntë vjet, Tundra kaloi kontrollin teknik 117 herë, por makina nuk kishte probleme serioze. Motori, kutia e shpejtësisë — të gjithë komponentët mbetën pa u zëvendësuar. Pasi morën vesh për arritjet e Vick, divizioni amerikan i Toyotas i dhuroi atij një makinë të re Tundra dhe makinёn e vjetër e morën vetё si një eksponat në muze dhe si studim i proceseve që ndodhnin në makinë gjatë përdorimit.

Dodge RAM 2500

Dan Edelman e bleu RAM 2500 jo për shkak të angazhimit të tij për markën Dodge — i pëlqente që makina ishte e pajisur me një motor nafte Cummins, të cilin disa e konsiderojnë pothuajse të pavdekshëm. Siç rezultoi, kjo bindje nuk është larg sё vërtetёs: pickup-i pёrshkoi 1 milion milje pa asnjë problem.
Po, gjatë kësaj kohë nën kapotё u zëvendësuan radiatori, gjeneratori dhe pompat. Por, siç deklaron Dan, riparimi nuk ishte i vështirë dhe pjesën më të madhe të punës në makinë, ai përgjithësisht e kryente vetё. Korrierit i duhet një makinë e besueshme dhe RAM 2500 nuk e ka lёnё kurrë nё baltё Danin, i cili udhëton rreth një mijë kilometra çdo ditë.

Mercedes-Benz 250 SE/280 SE

Rreth besueshmërisë së makinave Mercedes-Benz të shekullit të kaluar thurin legjenda. Dhe ato konfirmohen nga faktet: në botë ka mijëra E-Class në karrocerinë W123 dhe W124 me miliona kilometrazhe.
Por kur u bënë makinat Mercedes-Benz simbol i besueshmërisë? Të paktën në vitet 1960. Për shembull, Mercedes-Benz 280 SE e George dhe Luzstella Koshel vërtetoi se ishte shumë i besueshëm dhe pёrshkoi me besim një distancё prej njё milion milje. Në vitin 2005, kompania Mercedes-Benz bleu këtë coupe elegante nga bashkëshortët dhe e dërgoi në muzeun e saj në Stuttgart.
Një tjetër Mercedes i po atyre viteve, 250 SE, bëri një distancë edhe më të madhe — 2 milion e 60 mijë kilometra!

Chevrolet C1500

Në vitin 1996, Frank Oresnik bleu Chevrolet C1500 të vitit tё prodhimit 1991, kilometrazhi i të cilit ishte 41 mijë milje (66 mijë kilometra). A e dinte vallё pickup-i modest që njёherё kilometrazhi i tij do të rritet me 25 herë...
Fakti është se Frank ka punuar si korrier për produktet e mishit dhe tё detit, kështu që ai udhëtonte shumë dhe rregullisht. Kilometrazhi i makinës u rrit, deri në vitin 2008 arriti në një milion milje, ose 1.609,000 kilometra.

Volvo P1800


Irv Gordon dhe Volvo P1800 e tij përshkuan bashkë më shumë se 5 milion kilometra.Coupe e vitit 1966 bёri një riparim kapital të motorit dhe një zëvendësimi të motorit. Kompania Volvo kishte ndjekur Irvin dhe makinën e tij për një kohë të gjatë dhe për çdo njё milion milje i dhuronte atij një makinë të re. Por Gordon i qёndronte besnik Volvo-s së tij P1800. Njё miqësi e vërtetë, e provuar me kohë dhe e regjistruar në Librin e Rekordeve Guinness.


‹ Postimi i mëparshëm Postimi tjetër