Krahasimi i crossover-ave kompakte Audi Q3, Lexus UX dhe Volvo XC40.

Zgjedhja e crossover-ave të vogla sot është shumë e madhe. Për t’i përshkruar të gjitha menjëherë, është një detyrë e vështirë dhe gjithёpёrfshirёse. Prandaj, në këtë artikull kemi vendosur vetëm tre crossover-a të rinj premium nga vende të ndryshme: nga Gjermania, nga Suedia dhe Japonia. Makinat që do të krahasojmë sot janë Audi Q3, Volvo XC40 dhe Lexus UX.

Interiori

Meqenëse po flasim sot për klasën premium, do të fillojmë me atë që në radhë të parë e dallon atë nga makinat e klasës ekonomike domethënë me tapicerinё. Këtu, lideri absolut është Lexus UX. Lëkurë e butë dhe e këndshme në timon dhe ndenjёse. Materialet e forta hasen gjithashtu, por nuk prishin ndjesinё e përgjithshme tё cilësisë së lartë. As Audi dhe as Volvo nuk tё lënë një përshtypje të tillë.


Sidoqoftë, është e rëndësishme të kuptoni se një tapiceri kaq e shtrenjtë do të jetë në vetëm një konfigurim Lexus UX — #discover më i lartë. Në të gjitha modifikimet e tjera, sediljet janë të veshura me pёlhurё, madje interiori në vetvete është shumë më i thjeshtë. Ka shumë të ngjarë që tek makinat më tё lira UX, brendёsia do të duket më e thjeshtë dhe më e lirë se tek makinat XC40 dhe Q3.


Interiori i Audi Q3 është tipik për shumë modele Volkswagen. Sidoqoftë, gjithçka është mbledhur nga plastika më e mirë e butë, i bërë me saktësi deri nё milimetër dhe premton të jetë sa më jetёgjatё.


Materialet e finiturёs dhe cilësia e montimit tek XC40 janë në të njëjtin nivel të pёrsosur si tek Audi. Por për shkak të futjeve dekorative të lyera me bojë ngjyrё argjendi, brendësia e makinës suedeze duket më interesante sesa «50 nuancat e grisё» tek Audi Q3. Këtu ka më pak plastikë me shkëlqim, përkatësisht, shenjat e gishtërinjve nuk do të qëndrojnë mbi të, si tek Audi.


Për më tepër, Volvo nuk ka pothuajse asnjë buton, ato zëvendësohen me ekranin vertikal të sistemit multimedial Sensus. Ekrani kryesor përmban skedat e funksioneve kryesore: telefon, muzikë, mesazhe në lidhje me gjendjen teknike të makinës si dhe navigim.
Audi ka një sistem multimedial klasik dhe absolutisht për makina. Me navigim të bukur dhe të qartë, një rezolucion të lartë të ekranit dhe një diagonale më të madhe se Volvo — 10.1 kundrejt 8.8 inç.
Sistemi më i thjeshtë është Lexus UX. As navigim, as Apple CarPlay, as Android Auto, as ekran prekës, madje diagonali tek UX është i vogël: 7 inç. Por nga ana tjetër, ekzistojnë të gjitha funksionet thelbësore: radio akordohet, luhet muzikё nga smartphone, altoparlanti është i disponueshëm. Kontrolli shfaqet në touchpad në qendër të makinës.


Lexus humbet ndaj konkurrentëve tё tij për sa i pёrket lehtësisë sё zbritjes, pasi është më i ulti nga këto tre makina. Ndenjёsja është e ulët, madje edhe në pozicionin e saj më të lartë, distanca nga ndenjёsja deri në dyshemenë e UX është pothuajse e njëjtë me atë të Volvos dhe Audit në pozicionin më të ulët. Po tё ngrini ndenjësen, tavani pengon pak. Prandaj, drejtuesit më të gjatë se 190 centimetra në Lexus UX nuk do të jenë rehat.


Zbritjen më tё mirë për një crossover e ka Volvo. Ndenjёsja është disa centimetra më e lartë, dhe ka më shumë hapësirë mbi kokën tuaj sesa Lexus dhe Audi. Kjo sepse tavani i makinёs është thjesht i rrafshët, pa shtrembёrime.
Për sa i pёrket dukshmërisё, për shoferin, më i mirё nga tё gjithё ёshtё Lexus UX japonez. Ky crossover ka një xham të përparmё mё tё gjerë, kurse pasqyrat anësore janë më të mëdha se ato të Volvos dhe Audit dhe janë të vendosura më gjerësisht.

Prakticiteti

Lexus UX është makina mё e ngushtë nga kёto të tria! UX ka derën më të ngushtë dhe më të ulët në pjesën e prapme, hapёsirёn më të vogël për gjunjët dhe gjerësinë më të vogël në nivelin e shpatullave.
Lideri absolut për hapësirën e pasme është Volvo XC40. Ai ka hapësirën më të madhe për gjunjët dhe kokën, ai është gjithashtu pak më i gjerë se sa konkurrentët e tij.
Për sa i përket vëllimit të bagazhit, Lexus gjithashtu nuk bëhet lider. Ai ka një nga bagazhet më të vogla që mund të shihet në një makinë moderne me pesë dyer, vetëm 272 litra. Në fakt, vetëm një valixhe e madhe mund të futet në bagazhin e Lexus-it.


Audi dhe Volvo ndryshojnë në gjatësi, gjerësi, lartësi dhe nivelin e vendndodhjes së pragjeve me një ose dy centimetra. Për shtesa të ndryshme janë gjithashtu të barabarta. Të dyja makinat kanë disa kanxha pёr çantat dhe priza 12 volt.


Avantazhi kryesor i Audi-t është ndenjёsja e pasme me tre seksione. Për transportimin e diçkaje të gjatë, mund të lihet vetëm pjesa qendrore. Por nëse sediljet e pasme të Q3 lëvizin përpara sa më shumë që të jetë e mundur, atëherë palosja mund të mos jetë e nevojshme, pasi gjatësia e ndarjes do të rritet me një metër. Tek Volvo XC40, nëse sedilja e pasme ulet plotësisht, atёherё pёrfitohet njё sipёrfaqe e sheshtë, ndërsa tek Audi ka një pjerrësi të lehtë.

Cilësitë e ecjes

Volvo XC40 është makina më e fuqishme ndёr tre makinat: një motor turbo 2.0 litra me 190 kuaj fuqi. Ky motor i crossoverit suedez konsiderohet baza ndёr motorat e benzinës.
Prandaj, nuk është për t'u habitur që ai është pak më i shpejtё se konkurentët. XC40 suedez merr shpejtёsi nga vendi deri nё qindra km për 8.4 sekonda — 0.8 sekonda më shpejt se secili prej konkurentëve të tij. Dinamika e marrjes sё shpejtёsisё me rezervё është e mjaftueshme në çdo kusht, por natyra e marrjes sё shpejtёsisё është e barabartë, veçanërisht në modalitetin standard. Në modalitetin Dynamic, gjërat përmirësohen.


Marrjen e shpejtёsisё më agresive e ka Audi Q3, turbomotori i vogël i tij 1.4 TFSI dhe kutia e shpejtësise robotike me shtatë marshe funksionon në mënyrë perfekte. Në regjimin sportiv, crossoveri duket agresiv, por në fakt, jo shumë i shpejtё. Nëse ndizni modalitetin komod dhe automatik, Audi Q3 bëhet më i rehatshëm për t’u drejtuar. Por akoma, për sa i përket lehtësisë së dinamikës së drejtimit, Volvo është akorduar më mirë. Lexus është edhe më i mirë!


Motori dy litёrsh Lexus UX nuk është inferior ndaj motorit Audi, dhe kutia e shpejtësise CVT nuk është e thjeshtë, por me një marsh të parë të fiksuar, i cili zvogëlon ngarkesën në transmisionin pa marshe dhe siguron një fillim më intensiv. Është e pamundur të vërehet marshi i parë i fiksuar, por Lexus UX bёhet me të vërtetë mё i shpejtё për një makinë me një motor atmosferik. Nё 9.2 sekondat e pretenduara besohet pa kushte. Acceleratori është akorduar mirë, motori reagon menjëherë ndaj gazit.


Volvo XC40 ka karakter më të qetë. I vetmi minus i rëndësishëm në këtë makinë është se timoni këtu e ka drejtimin më tё vështirë.
Shasia potencialisht më e mirë ështё tek Audi Q3. Kjo sepse pas ndryshimit të gjeneratës, crossoveri është ndërtuar në platformën modulare MQB, e cila tashmë është bërë garantuesi i manovrimit të mirë.
Por brenda Audit Q3 është një sistem stabilizimi shumë i ndjeshëm. Nëse elektronika mendon se diçka ka shkuar keq, ajo do të përpiqet t'ju ndihmojë me drejtimin. Ndonjëherë kjo mund t’a pengojё shumё shoferin.
Ecjen më tё butë e ka Lexus UX. Suspensioni i UX është i dendur dhe i qetë: në rrugë të mira dhe jo shumë të mira, crossover-i japonez shkon shumë mirë.


Volvo XC40 është fare pak inferior ndaj crossoverit japonez: në asfaltin e sheshtë gjithçka është në rregull, vetëm nё ecje tё shpejtё në rrugë jo tё sheshta me gropa, amortizatorёt e butë nuk ia dalin me kontrollin. Audi Q3 ka një situatë të ngjashme, si shumica e makinave Volkswagen. Prandaj, është më logjike të merrni disqe më të vogla dhe goma më të mëdha. Për shembull, ato baze, 17-inç.
Izolimi i zhurmës është më i keqi tek Lexus UX. Në këtë disiplinë, lideri është Audi Q3.


Jashtë rrugës? As mos provo!
Së pari, sepse Audi dhe Lexus kanë rrota aktive të përparme. Volvo është i vetmi prej tyre me katër rrota aktive.
Së dyti, të gjitha makinat kanë pjesё tё dala të gjata, veçanërisht Lexus UX. Hapësira e tij nga toka nuk është aspak si ajo e një crossover-i, është vetëm 15.5 centimetra. Më tё mirё nga të gjithё e ka Audi Q3 — 21 centimetër. Tek XC40 është vetëm një centimetër më i vogël — 20 centimetra.

Çmimet

Çmimet për Lexus UX në Gjermani fillojnë nga 36,000 euro. Çmimet për Volvo XC40 në Gjermani fillojnë nga 31,000 euro, kurse çmimi i Audi Q3 në Gjermani fillon nga 34,000 euro.

Përfundimi


Volvo XC40 është më i gjithanshmi nga këto tre variante. I tillё siç duhet të jetë crossover-i urban. Është më i bollshmi në pjesën e pasme, ai ka një sistem multimedial të përshtatshëm, një bagazh praktik dhe të madh, butёsi nё ecje, motorin më të fuqishëm ndër rivalët, për të cilin praktikisht nuk ka pagesa tё tepёrta.



Audi Q3 është më shumë si një crossover në kuptimin e zakonshëm të termit. Është shumë më i lartё dhe më i gjerë se Lexus UX, sistemi multimedia i Q3 është më i mirë dhe më modern. Por motori turbo nuk jep një avantazh të dukshëm në dinamikë, kurse sistemi i stabilizimit është shumë i ndjeshëm.



Brendësia e Lexus UX duket më e pasur dhe më e bukur, suspensioni është më i rehatshëm dhe dukshmëria është më e mira në këtë krahasim. Si një makinë e qytetit që duhet të parkojë në vende të ngushta dhe të ecë në trafik të dendur, ky është një variant i mirë.
Por në fakt, zgjedhja përfundimtare është më e lehtë. Për ta bërë këtë, ju duhet t’i përgjigjeni vetëm një pyetjeje: çfarë ju nevojitet më shumë — një makinë e ndritshme për qytetin apo një crossover i vogël me cilësitё e njё fuoristrade?


Volvo XC40
Pluset:
— Rreshti i dytë i gjerë
— Ergonomia më e mirë
— Dinamika e mirë

Minuset:
— Rregullimet e përforcuesit të timonit
— Izoluesi i zhurmёs
— Dukshmëria


Lexus UX
Pluset:
— Tapiceria
— Dukshmëria
— Dinamika normale

Minuset:
— Bagazhi më i vogël
— Rreshti i dytë i sediljeve mё i ngushtë
— Zbritja nuk është për crossover


Audi Q3
Pluset:
— Izoluesi i zhurmёs
— Sediljet
— Mundësitë e transformimit të bagazhit

Minuset:
— Rregullimet agresive tё sistemit të stabilizimit


‹ Postimi i mëparshëm Postimi tjetër