Konkurentët për Audi, BMW dhe Mercedes-Benz nga marka Genesis.

Marka premium koreane Genesis, e cila i pёrket kompanisë Hyundai, në fillim të këtij viti prezantoi crossover-in e parë në historinë e vet — GV80. Ky crossover është një konkurent i drejtpërdrejtë për makina tё tilla si: Audi Q7, BMW X5 dhe Mercedes-Benz GLE. Genesis GV80 ka një gjatësi prej 4.9 metrash dhe është i pajisur me një kontroll lundrimi adaptiv me funksionin e ndёrrimit automatik të korsisë në rrugë, një airbag qendror që ndodhet midis shoferit dhe pasagjerit të përparmë, si dhe një sistem aktiv zvogëlimi të zhurmës.


Në tetor të vitit 2020, kompania koreane do të prezantojë fuoristradën GV70, e cila do të konkurojë me Audi Q5, BMW X3 dhe Mercedes-Benz GLC. Është raportuar nga The Blog Car Korean. Genesis GV70 do të marrë turbomotorë nga sedani G80. Ky është një motor me katër cilindra 2.5 litra me një kapacitet 304 kuaj fuqi, një motor V6 3.5 litra me një kapacitet 380 kuaj fuqi dhe një motor naftë me katër cilindra 2.2 litra me një kapacitet 210 kuaj fuqi. Ashtu si të gjitha modelet e fundit të Genesis, GV70 do të marrë optikë me dy nivele dhe tapiceri me lëkurë dyngjyrëshe. Një tipar dallues i crossoverit do të jetë tavani i pjerrët dhe forma e pazakontë e xhamave anësorё.


‹ Postimi i mëparshëm Postimi tjetër