Kompania Hyundai tregoi planet për zhvillimin e makinave me hidrogjen.

Në kuadrin e Forumit Hydrogen Wave, kompania Hyundai jo vetëm që premtoi të transferojë të gjitha modelet e tij komerciale në hidrogjen në vitet e ardhshme, por gjithashtu prezantoi disa modele premtuese. Këto përfshijnë kamionët modularë pa pilot TrailerDrone dhe supercar Vision FK, për të cilat ende nuk ka informacion të plotë.
Koncepti TrailerDrone është një kombinim i një kontenieri ngarkesash dhe kamionësh elektrikë kompakt e-Bogie. Çdo kamion e-Bogie është i pajisur me impiantin e motorrit të vet mbi elementë karburanti si dhe me katër rrota të drejtuara në mënyrë të pavarur, duke lejuar që e gjithë struktura të lëvizë praktikisht në çdo drejtim.


Falë këtij konstruksioni, kontenjeri autonom i ngarkesave është mjaft i manovrueshëm për lëvizje edhe në kushtet urbane, dhe sistemi e-Bogie i siguron atij një rezervë prej 1000 kilometrash.
Prototipi i supercar-it Vision FK është i pajisur me një sistem hidrogjeni me një kapacitet më shumë se 680 kuaj fuqi dhe është i aftë të marrë shpejtësinë deri në 100 km/orë në më pak se 4 sekonda.
Kjo coupe mund të përshkojë deri në 600 kilometra e furnizuar në një pikë karburanti. Specifikimet e tjera ende nuk janë zbuluar.


Strategjia Hyundai për zhvillimin e drejtimit të hidrogjenit parashikon një sistem krejtësisht të ri motorik. Duhet të bëhet më kompakt, më i besueshëm dhe më i lirë se zhvillimet ekzistuese. Falë tij, Hyundai me hidrogjen do të jetë i krahasueshëm në çmim me makina të ngjashme elektrike. Për momentin, kompania po zhvillon dy versione të një sistemi të tillë — me një kapacitet 136 dhe 272 kuaj fuqi. Fillimi i shitjeve është planifikuar për vitin 2023.Deri në vitin 2028, kompania koreane Hyundai planifikon të bëhet prodhuesi i parë në botë që do të ketë modifikime të karburantit me hidrogjen në të gjitha automjetet komerciale.


‹ Postimi i mëparshëm Postimi tjetër