Horoskopi i drejtuesve të mjeteve për muajin Shkurt 2020

Pothuajse i gjithë Shkurti i vitit 2020 dhe veçanërisht nga data 3 deri në datën 22, do të jetë një periudhë e mirë për takime, bisedime dhe komunikime të ndryshme. Kjo vlen si për biznesin ashtu edhe për lidhjet personale. Ky muaj është i përshtatshëm për të gjithë njerëzit në mënyrë që të bëhen më miqësorë dhe të shoqërueshëm, për të treguar cilësitë dhe aftësitë e tyre diplomatike. Gjithashtu në këtë kohë do të ketë mënyra të reja për bashkëpunim premtues dhe krijues. Energjia e favorshme e shkurtit do të ndihmojë për të zgjidhur çdo problem në mënyrë paqësore. Shkurti i vitit 2020 është një periudhë shumë e favorshme për biznesmenët për zhvillimin e biznesit të tyre dhe realizimin e takimeve ndërkombëtare, konferencave, negociatave. Situata me paratë nuk do të jetë shumë e mirë, kështu që ju duhet të shpenzoni siç duhet kursimet tuaja financiare dhe të mos bëni shpenzime të panevojshme. Në shkurt, ju mund të bëni plane, të filloni të optimizoni rrjedhën tuaj të punës ose të bëni punët e shtëpisë që janë mbledhur shumë kohë më parë. Argëtimet dhe udhëtimet është më mirë t’i shtyni në një kohë tjetër. Në shkurt, të gjitha shenjat e zodiakut duhet të ndryshojnë qëndrimin e tyre për sa i përket shëndetit. Veçanërisht është e rëndësishme të kujdeseni për ushqimin e duhur. Para së gjithash, ju duhet të braktisni fastfood-in dhe të përpiqeni të mos përdorni lëngje me gaz. Disa ushtrime gjimnastikore në mëngjes do t'ju japin energji për tërë ditën! Në terma romantikë, shkurti do të jetë shumë i mirë. Për ata që nuk e kanë takuar akoma shpirtin e tyre, në shkurt do të kenë një mundësi për ta bërë këtë. Vetëm kini kujdes dhe mos humbisni shansin tuaj!

Ditët e favorshme: 3, 6, 12, 14, 20, 24 dhe 28. Në muajin e dytë të vitit 2020, do të shfaqen çështje dhe takime të ndryshme të rëndësishme. Është shumë e rëndësishme t'i planifikoni ato në ditët e favorshme të këtij muaji. Pastaj, përveç energjisë, mund të merrni mbështetje të fuqishme nga yjet. Ndonjëherë kjo mbështetje ndihmon shumë dhe ju ndjeni forcën për të zgjidhur madje edhe detyrat më të vështira. Këto ditë janë gjithashtu të mira për blerjen e një makine të re.

Ditët e pafavorshme: 2, 9, 16 dhe 23. Në këto ditë të shkurtit ju duhet të jeni më të kujdesshëm në zgjidhjen e çdo çështje. Mos planifikoni këto ditë biseda serioze, fillimin e një biznesi të ri apo çështje të tjera të rëndësishme. Edhe nëse jeni të sigurt në aftësitë tuaja, është më mirë të shtyni të gjitha veprimet në lidhje me financat në një ditë tjetër. Në ditët e pafavorshme, ekziston një rrezik i lartë gabimi ose mashtrimi.

Dashi

Në shkurt të vitit 2020, për Deshët rekomandohet të përqendrojnë të gjitha forcat e tyre në punë dhe t'i kushtojnë më shumë vëmendje detyrimeve. Bëni kujdes me sjelljen tuaj dhe jini të kujdesshëm në komunikimin me njerëzit, veçanërisht me eprorin tuaj, pasi një marrëdhënie e mirë me eprorin sigurisht që do t'ju ndihmojë në rritjen e karrierës tuaj. Ndoshta në shkurt Deshët do të duhet të kujdesen seriozisht për shëndetin e tyre. Mundohuni të flini të paktën tetë orë dhe mos pini shumë alkool. Nëse gjeni kohë për sport, kjo do t'ju ndihmojë të lehtësoni stresin dhe të gjeni harmoninë me veten, si dhe të qetësoni mendimet dhe ndjenjat. Kur drejtoni një makinë, duhet të jeni më të vëmendshëm ndaj këmbësorëve, veçanërisht në kohën e mbrëmjës. Është më mirë të shtyni blerjen e një makine të re për një herë tjetër, por mund të shikoni njoftimet për shitjen e makinave dhe të zgjidhni me qetësi variantin e duhur.

Demi

Në shkurt, Demat duhet të kufizojnë qëndrimin e tyre në internet. Mos harroni se jeta kalon, ndërsa luani lojëra në internet ose shikoni filma. Rrjetet sociale nuk do të vdesin pa vëmendjen tuaj dhe nuk duhet të kaloni më shumë se një orë në ditë me to. Në shkurt, Demat duhet të punojnë! Probleme me punën për përfaqësuesit e kësaj shenje të zodiakut nuk priten, por këtë muaj duhet të fillojnë të kthejnë borxhet. Nëse e shtyni kthimin e parave për herë tjetër, ekziston rreziku të prishni marrëdhëniet me një person të afërt me ju ose me bankën. Pastaj herën tjetër kur të ju duhen vërtet para, nuk do të keni mundësi t'i gjeni shpejt. Demat, të cilët nuk kanë ende një lidhje serioze personale, në shkurt mund të takojnë një person të përshtatshëm. Ky muaj është i përshtatshëm për të blerë një makinë të re, por mos nxitoni me zgjedhjen. Së pari mendoni me kujdes për çdo variant, këshillohuni me specialistë.

Binjakët

Shkurti duhet të jetë një muaj i mirë për Binjakët. A e keni vënë re se inisiativa juaj është rritur disa herë? Në shkurt, do të rritet edhe më shumë! Do të keni shumë ide të ndryshme në të gjitha sferat e jetës. Binjakët duhet të marrin në konsideratë me kujdes idetë e tyre dhe të zgjedhin më të mirat nga ata. Sigurisht, jo të gjitha planet mund të realizohen, por duhet të keni besim në forcat tuaja dhe të mos i kushtoni vëmendje dështimeve të vogla. Ndonjëherë ndodh që edhe projektet më të zgjuara dështojnë herën e parë, për këtë duhet kohë dhe durim! Deri në fund të muajit, disa Binjakë do të duhet të këshillohen me një mjek dhe të bëjnë një ekzaminim të organizmit të tyre. Rreziku për sëmundje serioze është shumë i ulët, por ju duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj. Nëse keni mundësi, atëherë patjetër nisuni në një udhëtim të shkurtër me makinë. Merrni miqtë ose familjen me vete. Në udhëtim mos e kini mendjen tek bisedat dhe shikoni rrugën me kujdes.

Gaforrja

Në shkurt, Gaforret duhet të jenë më të kujdesshme me njohjet e reja, pasi jo të gjithë njerëzit sillen mirë. Disa njerëz rreth jush synojnë qëllimet tuaja, gjatë rrugës ju mund t’i pengoni ata. Mundohuni të jeni më të kujdesshëm në komunikimin me miqtë e rinj, në mënyrë që të mos gjendeni në një situatë të pakëndshme. Në fillim të shkurtit, Gaforret është më mirë të mos lidhin marrëveshje financiare të mëdha dhe të mos përfshihen në negociata serioze, pasi ekziston një rrezik i lartë mashtrimi ose gabimi. Shkurti është i përshtatshëm për përfaqësuesit e kësaj shenje të zodiakut për të krijuar rehati në shtëpi. Këtë muaj, Gaforret duhet të riparojnë apartamentin, shtëpinë ose garazhin. Kryeni një kontroll teknik të makinës tuaj, mbase edhe ajo ka nevojë për riparim. Shoferët-Gaforre në shkurt duhet të ndjekin me kujdes sinjalistikën rrugore dhe të mos tejkalojnë shpejtësinë. Shkurti është një muaj shumë i keq për të blerë një makinë të re, mos rrezikoni!

Luani

Nëse nuk ndjeheni të lumtur dhe zgjoheni çdo mëngjes me mendime rreth punës, atëherë është koha të ndryshoni diçka në jetën tuaj. Para së gjithash, duhet të mendoni për pak pushim. Udhëtimi me makinë në shoqërinë argëtuese të miqve do t'ju ndihmojë të largoni stresin dhe të rimerrni forcën për punë të mëtejshme të suksesshme. Për një udhëtim të tillë, është më mirë të zgjidhni një vend ku nuk keni qenë kurrë. Shkurti 2020 duhet të bëhet një muaj zbulimesh dhe përvojash të reja për Luanët. Kur janë në timon, Luanët duhet të jenë më të kujdesshëm në rrugët malore dhe të mos e kenë mendjen tek bisedat në celular. Nëse keni nevojë të telefononi urgjentisht dikë, atëherë ndaloni dhe telefononi! Në shkurt, ekziston një rrezik i vogël për shëndetin e Luanëve, kështu që yjet rekomandojnë dietën e duhur dhe të flenë mirë. Këtë muaj ju mund të blini një makinë, kjo blerje duhet të jetë e suksesshme!

Virgjëresha

Yjet u rekomandojnë Virgjëreshave të kujtojnë se nga idealizmi i tyre, njerëzit përreth vuajnë. Ju duhet ta kuptoni mirë që askush nuk duhet të justifikojë pritjet tuaja. Secili person zgjedh rrugën e tij, modelin e tij të sjelljes dhe ka dëshirat e tij. Askush nuk dëshiron ta kalojë kohën e vet me plotësimin e dëshirave tuaja. Shkurti do të jetë një periudhë e mirë për zhvillimin shpirtëror të Virgjëreshave: për të udhëtuar në vendin tuaj, për të udhëtuar jashtë vendit, për të mësuar gjuhë të huaja dhe për të ngritur nivelin arsimor. Vlen të përmendet se këtë muaj Virgjëreshat duhet të gjejnë kohë për të qenë vetëm dhe të rregullojnë mendimet e tyre. Nëse keni planifikuar të blini një makinë të re në shkurt, atëherë filloni të zgjidhni variantet. Vizitoni autosallonet, bisedoni me miqtë, shihni njoftimet për shitjet e makinave në internet. Bëni zgjedhjen tuaj me qetësi, mos nxitoni! Për shoferët-Virgjëresha rreziku kryesor në shkurt mund të jenë kafshët që papritmas dalin me vrap në rrugë. Lidhur me këtë, kini kujdes që të mos e tejkaloni shpejtësinë e lejuar.

Peshorja

Në shkurt, gjithçka do të jetë e qëndrueshme për Peshoret. Përfaqësuesit e kësaj shenje të zodiakut nuk duhet të presin ndonjë ndryshim të madh. Sidoqoftë, Peshoret do të duhet të punojnë shumë në shkurt. Detyra më e rëndësishme për Peshoren është që të menaxhojë me kujdes kohën në mënyrë që ajo të jetë e mjaftueshme si për punë ashtu edhe për pushim. Nëse nuk keni pushim të mjaftueshëm, mund të keni probleme të mëdha me shëndetin! Përveç kësaj, mbani mend se një person i lodhur nuk është në gjendje ta bëjë punën e tij mirë. Si pushim, yjet rekomandojnë për Peshoren një vizitë në teatër, ekspozitë arti ose në një restorant familjar jashtë qytetit. Udhëtimet e gjata me makinë janë të padëshirueshme, pasi kjo do të japë vetëm një ngarkesë shtesë për organizmin dhe jo pushim. Në shkurt, Peshorja duhet të përpiqet të drejtojë makinën sa më pak të jetë e mundur dhe ta bëjë këtë vetëm nëse është shumë e nevojshme. Në aspektin financiar, këtë muaj gjithçka duhet të jetë mirë, kështu që ju mund të bëni blerje apartamenti, makine ose garazhi.

Akrepi

Në shkurt, Akrepat do të jenë të suksesshëm në të gjitha veprimet e tyre. Ju mund të filloni me siguri një biznes të ri, të merrni përsipër detyrime të reja ose të lidhni kontrata të reja. Gjithçka do të shkojë aq mirë, saqë nuk do të keni dyshim për korrektësinë e vendimeve tuaja. Puna do të sjellë gëzim, pavarësisht faktit se do të jetë shumë e madhe në shkurt. Ritmi i çmendur i jetës nuk do t’i lërë Akrepët të pushojnë. Në këtë drejtim, ju duhet t'i kushtoni vëmendje të veçantë shëndetit tuaj. Në shkurt, një gjumë i rregullt tetë orë dhe një sasi e mjaftueshme e kalorive në dietën e përditshme janë të rëndësishme për Akrepët. Respektoni regjimin e përditshëm dhe mos sakrifikoni pushimin për hir të punës! Shkurti është i mirë për të blerë një makinë apo apartament. Shoferët-Akrepë mund të ndjehen të qetë në shkurt, por nuk duhet të harrojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Lërini këmbësorët të kalojnë, mos e tejkaloni shpejtësinë dhe mos parakaloni në vendet e ndaluara. Atëherë gjithçka do të jetë në rregull!

Shigjetari

Në mes të shkurtit, Shigjetarët duhet të marrin disa ditë pushim. Kjo do të ndihmojë në shmangien e ngarkesës së tepërt për organizmin dhe të problemeve shëndetësore. Gjatë këtij pushimi, Shigjetarëve do tu duhet të shkëputen për pak kohë nga shqetësimet e përditshme dhe të kalojnë kohën në shtëpi në divan, duke shikuar filma me një filxhan çaj të nxehtë ose kafe në dorë. Ju nuk duhet ta fajësoni veten për këtë dobësi, sepse menjëherë pas një pushimi të tillë do të jeni plotësisht të përgatitur të bëni ndonjë punë dhe të lidhni kontrata të reja fitimprurëse. Shigjetarët, të cilët prej kohësh prisnin momentin e duhur për të blerë një makinë të re, në shkurt mund të realizojnë ëndrrën e tyre. Vetëm veproni me qetësi, mos nxitoni. Së pari shikoni të gjitha variantet. Nëse ende nuk keni patentë shoferi, atëherë shkurti është i përshtatshëm për të filluar trajnimin në një autoshkollë. Yjet parashikojnë që këtë muaj Shigjetarët do të kenë shumë mundësi për të realizuar edhe ëndrrat më joreale. Mos e humbisni shansin tuaj!

Bricjapi

Suksesi në shkurt të vitit 2020 do të jetë në anën tuaj, kështu që pranoni dhuratat e tij me mirënjohje dhe buzëqeshje. Për Bricjapët në shkurt nuk ka detyra të pamundura. Ju mund të bëni gjithçka për të cilën nuk kishte kohë ose mundësi. Është e nevojshme vetëm të veproni gradualisht, duke i zgjidhur detyrat hap pas hapi. Nëse i bëni të gjitha gjërat në të njëjtën kohë, atëherë ekziston mundësia që nuk do mund të bëni asgjë. Prandaj, vlerësoni si duhet forcën tuaj dhe planifikoni paraprakisht të gjitha veprimet. Shkurti është i përshtatshëm për Bricjapët për të bërë blerje të shtrenjta: apartamente, makina ose garazhe. Vlen të përmendet se blerje të tilla bëhen më së miri në fund të muajit, pas datës 20. Për shoferët-Bricjapë yjet këshillojnë të shmangin rrugët e vështira dhe të panjohura. Për të udhëtuar me makinë, zgjidhni rrugë që ju i dini mirë! Nëse planifikoni të bëni një udhëtim të gjatë në shkurt me makinën tuaj, atëherë shmangni lëvizjen në mbrëmje dhe gjatë natës.

Ujori

Shkurti i vitit 2020 do të jetë koha e zbulimeve të mrekullueshme dhe e vetënjohjes për Ujorët. Në fund të dimrit, suksesi do të jetë në anën tuaj, por vetëm nëse filloni të veproni vetë. Nëse dëshironi për një kohë të gjatë të realizoni ëndrrën tuaj, por diçka ju shqetësonte, tani ka ardhur koha për këtë. Shkurti është i përshtatshëm për të filluar mësimin e një gjuhe të huaj, për të marrë një profesion të ri ose për trajnimin në një autoshkollë. Këtë muaj Ujorët mund të përpiqen të ndryshojnë jetën e tyre, por duhet të kenë kujdes që të mos humbin atë që është e dashur për to. Kjo veçanërisht ka të bëjë me miqësinë dhe farefisninë. Duke u marrë me zgjidhjen e disa detyrave, ju mund të pushoni së kushtuari vëmendje të mjaftueshme njerëzve afër jush. Për të mos prishur marrëdhëniet me të dashurit, të paktën ndonjëherë kujtoni ekzistencën e tyre! Shoferët-Ujorë duhet të jenë më të kujdesshëm në vendet ku ka shumë makina, ekziston rreziku i një aksidenti të vogël.

Peshqit

Shkurti nuk do të jetë muaji më i lehtë për Peshqit. Nëse keni plane serioze për në shkurt, atëherë është më mirë të prisni dhe të shihni se si do të zhvillohet situata në të ardhmen. Këtë muaj, yjet u rekomandojnë Peshqve të bëjnë një pushim të shkurtër në aktivitetet e tyre dhe të përpiqen të kuptojnë veten. Dëgjoni intuitën tuaj, mbase do t'ju tregojë vendimet e duhura. Kjo periudhë është e përshtatshme për relaksim dhe reflektim. Një udhëtim për disa ditë në një qytet të bukur do t'ju ndihmojë të relaksoheni, veçanërisht nëse e bëni këtë udhëtim vetëm. Në çështjet familjare, mosmarrëveshjet dhe konfliktet janë shumë të mundshme. Për të shmangur problemet serioze, Peshqit duhet të përpiqen të pranojnë këndvështrimin e të afërmëve dhe të përpiqen të gjejnë një kompromis. Këtë muaj, Peshqit nuk duhet të planifikojnë blerjen e një makine të re, pasi në të ardhmen do të jenë të pakënaqur me zgjedhjen e tyre. Shoferët-Peshq në shkurt duhet të përqendrohen vetëm në rrugë e jo në mendimet e tyre.

‹ Postimi i mëparshëm Postimi tjetër