Horoskopi i drejtuesve të mjeteve për muajin Prill 2020

Prilli 2020 për të gjitha shenjat e zodiakut do të jetë një muaj që nuk do të sjellë ndryshime të mëdha. Kjo periudhë do të jetë plotësisht e privuar nga çdo surprizë. Nga njëra anë, kjo nuk është shumë e mirë, por nga ana tjetër, ajo ka pluse të dukshme: nuk do të jetë e nevojshme të nxitoni kudo, nuk do të ketë probleme të mëdha dhe nuk do të ketë shpenzime shtesë. Detyrat në të gjitha fushat e jetës do të shfaqen sistematikisht dhe yjet rekomandojnë zgjidhjen e këtyre problemeve pa bujë dhe panik të panevojshëm. Familjarёt këtë muaj duhet të jenë absolutisht të qetë, në këtë fazë nuk kanё probleme të vërteta, për shkak të të cilave do të ia vlente të shqetësoheshin. Në fushën e shëndetit, do të kërkohet kujdes, por nuk ka pse të keni frikë. Nëse nuk ndiheni mirë, këshillohuni menjëherë me mjekun. Kujdesi mjekësor në kohë, do t'ju ndihmojë të shmangni problemet serioze! Në prill, yjet rekomandojnë të mbështeteni më shumë në intelekt sesa në emocione. Mundohuni të analizoni të gjitha veprimet tuaja në mënyrë korrekte, në mënyrë që të parandaloni gabimet. Prilli nuk është i përshtatshëm për të udhëtuar me makinë, këtë muaj këshillohet të kaloni më shumë kohë në shtëpi dhe të merreni me punët e shtëpisë. Ndoshta prej kohёsh keni pasur nevojë të bëni riparime në apartament ose garazh, të merreni me shёrbimin teknik ose tuning-un e makinës tuaj. Bëjini të gjitha në prill! Në fund të muajit, situata do të fillojë të ndryshojë pak. Periudha e pritjes do të përfundojë dhe do të vijë koha për të vepruar me energji. Ata që kanë biznesin e tyre do të duhet të mendojnë për një strategji të re zhvillimi ose reklamim të mirë.

Ditët e favorshme: 2, 9, 10, 13, 17, 23 dhe 29. Në muajin e dytë të pranverës ka shumë ditë të favorshme. Këto ditë, yjet do t'ju ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme. Mundohuni të përfitoni nga kjo ndihmë dhe të mos humbisni mundësitë e mira në karrierën profesionale apo studimin tuaj. Të gjitha takimet e rëndësishme të biznesit, takimet romantike ose blerjet e shtrenjta në Prill janë planifikuar më së miri për këto ditë.

Ditët e pafavorshme: 1, 8, 14, 19, 26 dhe 30. Në ditë të pafavorshme, është mirë që të shmangni konfliktet me të dashurit, miqtë ose partnerët e biznesit. Edhe nëse e dini që keni të drejtë, përpiquni të shtyni zgjidhjen e problemeve në një ditë tjetër. Këto ditë nuk keni nevojë të filloni projekte të reja ose të planifikoni blerje të shtrenjta. Shoferёt duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm, është më mirë të përdorin transportin publik në përgjithësi.

Dashi

Në prill, do t’ju duket se jeni plot forcë dhe energji, por në fakt ju duhet një pushim i mirë. Yjet rekomandojnë për Dashët të mos harxhojnë kohë në komunikim të kotë dhe të mos marrin pjesë në konfliktet e njerëzve të tjerë. Ky muaj, me të vërtetë, do të sjellë shumë njohje të reja, por të gjithë do të jenë të mërzitshme dhe pa perspektivë. Më mirë të përmirësoni aftësitë tuaja profesionale, lexoni dhe bëni më shumë ushtrime. Dashit familjar në Prill shpesh do ti duhet të grindet me të afërmit. Kini kujdes, mos e çoni situatën në konflikt serioz. Për të qetësuar situatat e tensionuara shprehni dashurinë tuaj më shpesh, organizoni darka familjare, shkoni në kinema dhe bëni shetitje në park. Shoferët-Dashë duhet të monitorojnë me kujdes distancën dhe të mos pretendojnë të jenë pilotët profesionistë të Formula 1. Këtë muaj, ju përshtatet një stil më i qetë drejtimi.

Demi

Në prill, yjet rekomandojnë që përfaqësuesit e kësaj shenje të zodiakut të presin dhe të mos nxitohen në veprime në çdo lloj situate. Kjo është veçanërisht e vërtetë për sektorin financiar. Ky muaj është i përshtatshëm për të përmirësuar cilësitë personale, siç janë ato krijuese. Nëse keni ëndërruar të mësoni të vizatoni ose të shkruani poezi, atëherë nuk do mund të gjeni kohë më të mirë për të realizuar ëndrrën tuaj. Në prill, Demi do të priret të ekzagjerojë problemet e tij shëndetësore. Do ju duket se jeni seriozisht tё sëmurë nga diçka, por mos lejoni që kjo ndjenjë të ju pushtojё! Kaloni më shumë kohë në ajër të pastër, flini më shumë dhe hani ashtu si duhet. Atëherë të gjitha ndjesitë e pakëndshme do të mbeten në të kaluarën. Ky muaj nuk është absolutisht i përshtatshëm për të blerë një makinë të re ose për të bërë blerje të tjera të shtrenjta. Shoferëve-Dema u rekomandohet të përdorin makinën e tyre vetёm në rast emergjence.

Binjakët

Yjet i këshillojnë Binjakët të përgatiten për shumë ndryshime dhe ngjarje të papritura. Për fat të keq, në prill, fati mund t'ju sjellë surpriza jo shumë të këndshme. Mos harroni se çdo rrethanë do t'ju bëjë vetëm më të fortë dhe më të suksesshëm. Në prill, Binjakët janë duke pritur për disa ndryshime në punë. Ndoshta eprori juaj do ta vlerësojë punën tuaj dhe do të bëjë një ofertë fitimprurëse, e cila nuk duhet të refuzohet. Në aspektin financiar, Prilli për Binjakët do të jetë i paqëndrueshëm. Yjet paralajmërojnë se këtë muaj nuk duhet të rrezikoni paratё dhe t'i investoni ato në projekte të dyshimta. Kujdesuni për kursimet tuaja për të ardhmen! Shoferët-Binjakë duhet të jenë të kujdesshëm në errësirë, pasi ekziston një rrezik i lartë nga ndonjë aksident, nga i cili mund të merrni lëndime serioze. Veçanërisht ia vlen të tregoheni të kujdesshëm me shpejtësinё e lartë.

Gaforrja

Në muajin e dytë të pranverës, Gaforret do të ndiejnë se ka ardhur koha për të ndryshuar diçka në jetën e tyre. Kjo kryesisht i referohet veprimtarive profesionale, por disa përfaqësues të kësaj shenje të zodiakut mund të kenë dëshirë për ndryshime në jetën e tyre personale. Në një situatë të tillë, është e rëndësishme të mendoni me kujdes dhe të kuptoni se çfarë mund të çojnë në këto ndryshime. Ndoshta duhet të prisni pak dhe të merrni kohën për të marrë vendime? Gaforret që kanë biznesin e tyre në prill mund të përballen me probleme financiare. Yjet rekomandojnë që Gaforret të mbështeten vetëm në forcën e tyre dhe të mos përpiqen të përdorin të afërmit ose miqtë për të zgjidhur problemet financiare. Këtë muaj, Gaforret nuk duhet të mendojnë për blerjen e një makine të re, por mund të shikojnё në Internet njoftimet për shitje dhe të mbledhin informacione për një variant të përshtatshёm. Ju keni kohë të mjaftueshme për të bërë zgjedhjen e duhur.

Luani

Këtë muaj, Luanët duhet të përjashtojnë çdo rrezik në punë. Përndryshe, ju mund të humbni një sasi të madhe parash ose pozicionin tuaj. Mos filloni punё të reja pa u konsultuar me eprorin ose kolegët e punёs. Luanët, që drejtojnë biznesin e tyre duhet të përjashtojnë projektet e rrezikshme nga planet e tyre dhe të përfshihen vetëm në punën që sjell tё ardhura të qëndrueshme. Në prill, Luanët kanё rrezik të lartë për tu ftohur. Kujdesuni për sistemin tuaj të frymëmarrjes! Në simptomat e para, këshillohuni menjëherë me një specialist, mos u përpiqni ta trajtoni vetё veten. Në marrëdhëniet me të afërmit, gjithçka duhet të jetë në rregull nëse Luanët nuk përpiqen të imponojnë mendimet e tyre për të gjithё çështjet familjare. Për shoferët-Luanë yjet këshillojnё të mos jenë nervozë kur drejtojnё makinën. Në çdo situatë, duhet të përpiqeni menjëherë të qetësoheni dhe thjesht të shijoni drejtimin.

Virgjëresha

Në prill, Virgjëresha do të duhet të hartojë planin e duhur të veprimit në mënyrë që të ndërthurë jetën personale me punën. Nëse nuk mund ta bëni këtë, atëherë vazhdimisht mund të shfaqen probleme të ndryshme. Në prill, do të mundoheni nga mendimi se nuk po i kushtoni vëmendje të duhur familjes. Kjo është ndoshta e vërtetë. Ju mund ta keni harruar sesa familja ju do dhe faktin që fëmijët shpesh kërkojnë vëmendje më të madhe. Gjatë fundjavave, merrni kohë për të dalë me familjen tuaj. Udhëtimi së bashku me makinë do të ishte një mundësi shumë e mirë për normalizimin e marrëdhënieve familjare. Në punë, do të ndjeni konkurrencë të ashpër gjatë gjithë muajit. Për shkak të kësaj, mund të shfaqen vështirësi financiare që do t'ju pengojnë të shkoni drejt qëllimit. Këtë muaj, shoferët-Virgjëreshë duhet të jenë më të vëmendshëm ndaj këmbësorëve që kalojnë rrugën. Përpiquni të ndaloni mё shpejt para vendkalimeve tё kёmbёsorёve.

Peshorja

Prilli mund të jetë muaji më i suksesshëm për Peshoren këtë vit, kështu që urgjentisht zgjidhni një plan për të arritur qëllimin tuaj. Yjet këtë muaj janë shumë mbështetës për ju dhe do të ndihmojnë në çdo përpjekje. E vetmja gjë që mund t’ju ndalojë të arrini qëllimet tuaja është zilia e njerëzve me të cilët ndani planet tuaja. Jini mё modestё dhe mos u tregoni planet tuaja të gjithëve me rradhё. Në prill, Peshorja duhet të kujdeset për ushqimin e duhur dhe të fillojë të merret me sport. Në mes të prillit, ekziston rreziku për të marrë një infeksion viral. Mjetet popullore nuk do të ndihmojnë në përballimin e sëmundjes, kështu që menjëherë këshillohuni me një mjek pёr shenjat serioze të sëmundjes. Ky muaj nuk është i përshtatshëm për Peshoren qё të blejë një makinë të re. Në prill, shoferët-Peshore duhet të monitorojnë kufirin e shpejtësisë dhe të mos parakalojnё nё korsinë e pёrballё, pasi ekziston një probabilitet shumë i lartë aksidenti.

Akrepi

Në prill, akrepat do të duhet të largohen vazhdimisht nga zona e rehatisë dhe të sakrifikojnë diçka. Kjo gjendje mund të ndikojë shumë në produktivitetin e aktivitetit tuaj. Në këtë situatë, është e nevojshme të përqendroni të gjitha forcat tuaja në detyrat më të rëndësishme dhe të lini gjithçka tjetër për një herë tjetër. Yjet u rekomandojnë Akrepëve të mësojnë të pushojnë, pasi sistemi nervor mund të vuajë për shkak të ngarkesave të rënda të punës. Në kohën e tyre të lirë, Akrepët duhet të mendojnë për klimën psikologjike në familje. Ka të ngjarë që jo të gjithë anëtarët e familjes të jenë të lumtur me ju. Mendoni se si mund ta ndryshoni këtë! Prilli është i përshtatshëm për riparimin ose tuning-un e makinës, veçanërisht ia vlen t'i kushtohet vëmendje sistemit të frenave. Shoferët-Akrepa këshillohen që të mos shpërqendrohen duke drejtuar automjetin gjatë bisedës në celular, por t'i kushtojnё më shumë vëmendje ngjarjeve në rrugë.

Shigjetari

Prilli do të sjellë për Shigjetarët shumë njohje interesante dhe surpriza të këndshme. Yjet rekomandojnë që përfaqësuesit e kësaj shenje të zodiakut të bëhen më miqësore dhe të hapur për të tjerët. Një qasje krijuese për çdo situatë të jetës do të ndihmojë në uljen e stresit emocional dhe mposhtjen e një gjendje shpirtërore të keqe. Në prill, detyra kryesore e Shigjetarëve është të mësojnë ta marrin gjithçka me lehtësi dhe të perceptojnë gjithçka që ndodh me humor. Shigjetarët familjarё duhet të jetë më tё butë me të dashurit e tyre. Mos harroni se ata ju duan dhe ju gjithmonë mund të mbështeteni në ndihmen e tyre. Këtë muaj, sëmundjet kronike mund të fillojnë të ju shqetësojnë përsëri. Me shumë gjasa, ju e dini vetë se si t'i trajtoni ato, por nëse situata përkeqësohet, këshillohuni menjëherë me një mjek. Në prill, Shigjetarët mund të merren me zgjedhjen e një makine të re dhe nëse gjendet një mundësi e përshtatshme, atëherë mos e shtyni blerjen për një herë tjetër!

Bricjapi

Muaji i dytë i pranverës do të jetë interesant dhe aktiv për Bricjapët. Sidomos gjysma e parë e muajit. Pikёrisht në fillim të prillit Bricjapët mund të bëjnë njohje të ndryshme, të cilat në të ardhmen do të dëshmojnë se janë shumë të dobishme. Bricjapët që kanë biznesin e tyre do të mund të marrin një ofertë fitimprurëse ose të lidhin kontrata afatgjata. Disa Bricjapë familjarё do të duhet të marrin rolin e liderit në marrëdhënie. Një mundësi e mirë është të bëni një udhëtim të shkurtër familjar me makinë në bregdet ose në mal. Thjesht zgjidhni motin me diell për këtë udhëtim, pasi për ju ekziston rreziku i aksidentit gjatë shiut. Prilli është i përshtatshëm për procedurat kozmetike dhe dentare. Nëse vuani nga dhimbja e dhëmbit për një kohë të gjatë, atëherë është koha të vizitoni dentistin. Çdo operacion kozmetik do të shkojë mirë dhe pa komplikacione. Blerja e një makine më mirë tё shtyhet për një kohë tjetër.

Ujori

Në prill, Ujorët do të jenë të zënë gjatë gjithë kohës. Do të keni shumë për të bërë, veçanërisht në fushën e punës dhe financave. Nëse flasim për punët e shtëpisë, atëherë gjithçka do të jetë ndryshe. Të gjithё veprimet tuaja që lidhen me riparimin e shtëpisё ose garazhit, me blerjen e mobiljeve të reja ose pajisjeve shtëpiake do të dështojnë. Kjo është arsyeja pse është e këshillueshme që Ujorët të shtyjnë të gjitha punët e shtëpisë për një herë tjetër dhe të përqendrojnë plotësisht forcat e tyre në punë. Në prill, Ujori ka një probabilitet të lartë për të marrë një trashëgimi ose për të fituar një shumë të madhe parash. Këto para mund të shpenzohen për një makinë të re. Vetëm mos nxitoni me zgjedhjen. Konsultohuni me të afërmit, miqtë dhe ekspertët. Në prill, Ujorët nuk duhet të shqetësohen pёr sëmundjet serioze. Gjendja juaj shёndetёsore dhe gjendja shpirtërore do të jetë më e mirё. Kjo me kusht që t’i përmbaheni ushqimit të duhur dhe të bёni një mënyrë jetese të shëndetshme.

Peshqit

Në prill, Peshqit duhet të bëhen më seriozë dhe të përfshihen në zhvillimin e veprimtarive të tyre profesionale. Tani është koha për ju! Drejtoni energjinë tuaj në drejtimin e duhur dhe do të shihni që gjithçka do të fillojë të ndryshojë në anën e mirë. Nëse mund të gjeni forcë të mjaftueshme në veten tuaj për veprime energjike, atëherë ky muaj do t'ju sjellё shumë ngjarje emocionuese dhe kontakte të dobishme. Peshqit familjarё në Prill do të duhet të ndryshojnë pak sjelljen e tyre për të shmangur konfliktet. Mundohuni t'u kushtoni më shumë vëmendje të afërmve, nganjëherë atyre u duket se nuk i vini re fare. Në prill, për Peshqit ekziston rreziku i alergjive. Yjet rekomandojnë të mos eksperimentojnë me kozmetikë dhe parfume të reja. Nëse po planifikonit të blini një makinë të re, atëherë mund ta bëni atë në prill. Këshillohet që shoferët-Peshq të ecin vetëm në rrugë që i njohin mirё.

‹ Postimi i mëparshëm Postimi tjetër