Horoskopi i drejtuesve të mjeteve për muajin Mars 2020

Marsi do të jetë pak më ndryshe nga dy muajt e parë të vitit 2020. Nëse në dy muajt e parë të këtij viti angazhimi kryesor për shumicën e njerëzve ishte puna, atëherë në Mars, gjëja më e rëndësishme do të jetë shëndeti dhe marrëdhëniet me njerzit e dashur. Nuk ka asnjë arsye për të pritur ndryshime të mëdha në sektorin e biznesit; gjithçka duhet të jetë e qëndrueshme. Për të arritur rezultate të larta në punë, duhet t’i besoni intuitës tuaj, dhe jo logjikës. Nëse keni arritur të gjeni ekuilibrin e duhur midis dëshirave dhe mundësive tuaja, atëherë ky muaj do të jetë shumë i suksesshëm për ju. Njerëzit që zotërojnë një biznes, duhet t’i kushtojnë më pak kohë momenteve të parëndësishme dhe të mos shpërqendrohen nga fokusi i tyre kryesor. Në marrëdhëniet me të afërmit është e nevojshme të tregoni butësi dhe kujdes. Pas 10 Marsit, është shumë e rëndësishme t'i kushtoni vëmendje shëndetit tuaj. Ndoshta ka ardhur koha për një kontrolli mjekësor të të gjithë organizmit. Edhe nëse asgjë nuk ju dhemb dhe ndiheni plotësisht të shëndetshëm, prapë duhet të vizitoni një klinikë mjekësore për tё parandaluar çdo gjё. Në të vërtetë, shumë sëmundje nuk mund të vërehen në fillim të zhvillimit të tyre, mbajeni mend këtë! Drejtuesit që shpesh udhëtojnë në distanca të gjata gjithashtu duhet të mendojnë për shëndetin e tyre, pasi të qёnurit vazhdimisht në timon mund të çojë në zhvillimin e disa sëmundjeve kronike.

Ditët e favorshme: 3, 10, 14, 18, 21, 24, 29. Në ditët e favorshme, ju mund të merreni me siguri me një punë të re, t'i vini të gjitha idetë tuaja në praktikë. Këto janë ditë të rimëkëmbjes emocionale, kur çdo punё, madje edhe ajo më e vështira, duhet të japë rezultate të mira.

Ditët e pafavorshme: 2, 9, 16, 23, 27. Këto ditë, shmangni tundimet, konfliktet, provokimet. Gjithashtu në këto data këshillohet të mos i dëshironi askujt të keqen dhe të mos grindeni me njerёzit e dashur. Kontrolloni emocionet dhe dëshirat tuaja, përndryshe pasojat mund të jenë shumë të këqija.

Dashi

Në Mars, Deshëve mund tu duket sikur koha ka ndalur. Gjithçka do të ndodhë shumë ngadalë dhe veprimet tuaja nuk do të japin një rezultat të shpejtë. Për shkak të kësaj situate, ju mund të filloni të nervozoheni. Kjo gjendje mund të ketë pasoja të këqija në punë dhe në marrëdhënie me njerёzit e dashur, kështu që yjet rekomandojnë për Deshët më shumë pushim dhe të mos përqendrohen tek problemet. Në mars, mund të keni probleme shëndetësore: dhimbje koke, rënie të tensionit ose përkeqësim të një sëmundjeje kronike. Nuk do të ketë asnjë kërcënim serioz për jetën, por duhet ta kuptoni që ka ardhur koha për t'i kushtuar vëmendje organizmit tuaj. Në mars, Shoferët-Dashë duhet të frenojnë emocionet e tyre dhe të reagojnë me qetësi ndaj çdo situate në rrugë.

Demi

Për Demat, Marsi do të mbushet me energji dhe aktivitet. Ju duhet të arrini të zgjidhni shumë gjëra në punë dhe në jetën personale. Nëse vendosni siç duhet prioritetet, mund të arrini rezultate të mahnitshme. Fillimi i pranverës do tё sjellë për Demat shumë njohje të reja dhe të dobishme. Sidoqoftë, duhet të jeni më të kujdesshëm në lidhje me ofertat komerciale nga njerëzit që nuk i njihni mirë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për blerjen e një makine të re. Nëse planifikoni të blini një makinë në mars, atëherë zgjidhni me kujdes variantin që i përshtatet juve dhe shitësit. Mos pranoni ofertën e parë në dispozicion! Shoferët-Dema duhet të jenë të kujdesshëm kur drejtojnë në errësirë, pasi ekziston rreziku i aksidenteve të vogla.

Binjakët

Për Binjakët, Marsi mund të jetë një muaj ëndrrash. Është e rëndësishme për ju të kuptoni se jo të gjitha ëndrrat mund të realizohen shpejt. Mos bini nё depression për shkak të kësaj dhe mos filloni të pini tableta qetësuese. Periudha për realizimin e të gjitha ëndrrave tuaja me siguri do të vijë! Në Mars, mund të arrini rezultate të mira, nëse i kushtoni gjithë vëmendjen tuaj punës dhe zgjidhjes së problemeve aktuale. Sidoqoftë, mos e mbingarkoni veten me punë. Sigurohuni që t’i jepni vetes pak pushim. Një udhëtim i shkurtër me makinёn tuaj në shoqërinë e miqve të ngushtë do t'ju sjellë dobi. Këtë muaj, nuk duhet të mendoni për blerjen e një makine ose apartamenti. Çdo blerje e shtrenjtë mund të jetë e pasuksesshme dhe më vonë do të pendoheni që keni shpenzuar para për këtë.

Gaforrja

Marsi për Gaforret do të jetë një muaj shumë i mirë. Pothuajse të gjitha gjërat do të përfundojnë me sukses, dhe biznesi do të sjellë të ardhura të mira. Në këtë drejtim, në jetën tuaj mund të shfaqen njerëz të rinj, të cilët do të jenë të interesuar të komunikojnë me ju. Sidoqoftë, jo të gjithë do të jenë të sinqertë me ju, kështu që përpiquni të mësoni të dalloni njerëzit e mirë nga të këqinjtë. Në marrëdhëniet familjare, Gaforret duhet të përpiqen t’i kontrollojnё mё pak të dashurit e tyre dhe të dëgjojnë dëshirat e tyre. Marsi është i përshtatshëm për t'i bërë një dhuratë të shtrenjtë gjysmёs tuaj tё dytё. Nëse dëshironi gjithashtu të bëni një dhuratë për veten, mund të blini një makinë të re. Blerja e një makine në Mars do të jetë e suksesshme! Shoferët-Gaforre duhet të mos kenë frikë nga gjithçka dhe të fillojnë të shijojnë drejtimin.

Luani

Në Mars, Luanët do të bëhen realistё tё vërtetë dhe do të përpiqen të bëjnë vetëm ato gjëra që mund të japin një rezultat të shpejtë. Në Mars, Luanët nuk duhet të marrin rreziqe, edhe nëse rreziku duket minimal. Lini mënjanë çdo dyshim dhe zgjidhni detyrat që duhet të zgjidhen sot! Në mars, njerëzit me të cilët keni kohë që jeni prishur, mund të shfaqen në jetën tuaj. Përjashtoni plotësisht komunikimin me ata njerëz që dikur ju tradhtuan, sepse njerëz të tillë nuk ndryshojnë. Nëse plani juaj është të blini një makinë të re, atëherë filloni të shikoni njoftimet për shitje. Bёjeni zgjedhjen me kujdes, mendoni se për çfarë qëllimi ju nevojitet një makinë, dhe pastaj blijeni. Për shoferët-Luanë, Marsi është një muaj i qetë, nuk duhet të ketë surpriza.

Virgjëresha

Në Mars, Virgjëresha duhet të jetë më energjike dhe të mos ketë frikë të bëjë gabime, pasi «vetëm ai që nuk bën asgjë nuk gabon». Provoni drejtime të reja në biznes, mësoni gjuhë të huaja ose filloni të luani sport në mënyrë aktive. Mos kini frikë të merrni rreziqe, në Mars rreziku mund të sjellë një rezultat të mirë. Nëse veproni dhe nuk flini në shtëpi, ky muaj do t'ju dhurojë shumë përshtypje të paharrueshme dhe mësime jete që do t'ju ndihmojnë shumë në të ardhmen. Në mars, Virgjëreshat duhet të vizitojnë një mjek për të kontrolluar gjendjen e tyre shëndetësore. Nëse keni sëmundje serioze, atëherë është koha për të filluar trajtimin! Shoferët-Virgjëresha duhet të monitorojnë me vëmendje kufirin e shpejtësisë. Nëse niseni për një udhëtim të gjatë me makinë, sigurohuni që të bëni ndalesa për tё pushuar.

Peshorja

Marsi nuk është muaji më i lehtë këtë vit për Peshoren. Ndoshta problemet dhe mërzitjet e vjetra do të rishfaqen në jetën tuaj. Do të jetë shumë e rëndësishme të merret një vendim i duhur në mënyrë që më në fund tё ndreqet kjo situatë. Peshorja këtë muaj do të duhet të ndryshojë mendim për shumë çështje, por nuk ka nevojë të ndryshojë parimet e saj kryesore të jetës. Në çdo situatë, ju duhet të qëndroni me veten tuaj! Mundohuni të mos e humbni energjinë dhe nervat tuaja për çështje të vogla. Përqendroni përpjekjet tuaja në zgjidhjen e problemeve kryesore dhe gjendjen e shëndetit tuaj. Në Mars, Peshorja nuk duhet të blejë makinë ose garazh, pasi kjo blerje mund të jetë e pasuksesshme. Shoferët-Peshore duhet të ruajnë qetësinё dhe të shmangin situatat e konfliktit.

Akrepi

Marsi për Akrepat do të jetë një muaj i qetë. Shumica e përfaqësuesve të kësaj shenje të zodiakut do të marrin një pozicion pasiv, pasi ata nuk do të luftojnë për asgjë. Dhe për Akrepin, gjëja më e rëndësishme në jetë ёshtё: vrulli, lufta për mbijetesë dhe gara me konkurrentët në të gjitha fushat. Në Mars, nuk do të ketë ngjarje interesante rreth Akrepave në të cilat ata do të duan të marrin pjesë. Vlen të përmendet se kjo periudhë është e përshtatshme për të përmirësuar aftësitë profesionale, për të mësuar gjuhë të huaj ose për të udhëtuar në vendet historike. Sportet aktive duhet të shtyhen për një herë tjetër, pasi në mars organizmi juaj do të dobësohet. Shoferët-Akrepa duhet të vëzhgojnë me kujdes rrugën gjatë drejtimit, pasi ekziston rreziku i përplasjes me kafshët.

Shigjetari

Në Mars, Shigjetarët do të ketë kohë të merren me punë, punë familjare dhe kohë të lirë. Pothuajse çdo biznes do të jetë i lehtë, sepse do të mësoni si ta planifikoni ditën tuaj. Në muajin e parë të pranverës, Shigjetarët do të ndiejnë forcën në vetvete për të krijuar një biznes të ri ose të fillojnë një karrierë krijuese. Nëse nё planet tuaja ishte të blinit një makinë të re, atëherë bëjeni atё! Marsi është shumë i përshtatshëm për udhëtime në tregjet e makinave ose pёr gjetjen e makinës së duhur në internet. Në fushën e shëndetit, Shigjetarët nuk presin surpriza të pakëndshme në Mars, por duhet të kontrollojnё organizmin e tyre në çdo rast. Sidomos rekomandohet të vizitojnё një dentist për diagnostikim ose trajtim dentar. Shoferët-Shigjetarë do të jenë në gjendje të kontrollojnë shpejtësinë e makinës së tyre, por tё përpiqen të zgjedhin për këtë një vend të sigurt.

Bricjapi

Marsi për Bricjapët do të jetë një muaj i mirë. Do të jeni shumë energjikë dhe aktivë. Këtë muaj do të keni mundësi të ndjeni se si miqtë, kolegët dhe të afërmit tuaj kanë nevojë për ju. Do t'ju kërkohet ndihmë dhe do të jeni të lumtur t'i ndihmoni të gjithë. Disa përfaqësues të kësaj shenje të zodiakut do të jenë në gjendje që në Mars të realizojnë ëndrrën e tyre të vjetër dhe të blejnë një makinë të re të shtrenjtë apo një apartament. Yjet sigurisht që do t'ju ndihmojnë të arrini çdo qёllim. Në mënyrë që të mos humbisni të gjitha mundësitë e lumtura, mos harroni shëndetin tuaj. Sigurohuni që të bëni një diagnostikim të të gjithë organizmit dhe t'i kushtoni vëmendje të veçantë organeve të tretjes. Shoferët-Bricjapë mund të jenë të qetë në mars, nuk rrezikohen nga aksidentet e rënda. Sigurisht, nëse do të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor!

Ujori

Ujorët në Mars më në fund do të ndjehen të sigurt. Një ironi e vogël dhe aftësia për të qeshur me veten do t'ju ndihmojë të kapërceni çdo vështirësi dhe të krijoni lehtësisht kontakte të reja të dobishme. Ujorët, të cilit kanё një familje, duhet t'i kushtojnë më shumë vëmendje. Për këtë janë të përshtatshme takimet romantike, dhuratat e këndshme dhe komplimentet. Mos harroni të tregoni dashurinë tuaj dhe t'u kushtoni më shumë vëmendje fëmijëve. Në mars, yjet rekomandojnë që Ujorët t'i kushtojnë vëmendje treguesve tё sheqerit në gjak, ndoshta ato do të jenë të lartё. Për të shmangur problemet serioze shëndetësore, sigurohuni që të konsultoheni me një mjek. Për shoferët-Ujorë këtë muaj është shumë e rëndësishme të tregohen të kujdesshëm në rrugët e kёqija, ekziston rreziku i dëmtimit të makinës.

Peshqit

Në Mars, Peshqit duhet të gjejnë brenda vetes forcat e brendshme në mënyrë që të përfundojnë shumë gjëra të ndryshme që duhej të përfundonin shumë kohë më parë. Nëse nuk mund të zgjidhni gjërat e vjetra, atëherë ekziston mundësia e një depresioni të rëndë. Yjet rekomandojnë që Peshqit të bëjnë gjithçka gradualisht, duke filluar nga ato më të rëndësishmet. Nëse i bëni të gjitha punët në të njëjtën kohë, rezultati do të jetë negativ. Në mars, Peshqit duhet të jenë më të vëmendshëm me ushqimin e tyre. Nëse nuk ndaloni së ngrёni fastfood dhe ushqime të tjera të dёmshme, së shpejti mund të keni hipertension dhe mbipeshë! Për tё qenё nё formё tё mirё, filloni të përdorni palestrën ose pishinën. Blerja e një makine në Mars mund të jetë e suksesshme nëse nuk nxitoni të bëni një zgjedhje.

‹ Postimi i mëparshëm Postimi tjetër