Horoskopi i drejtuesve të mjeteve për muajin Janar 2019

Muaji i parë i vitit do të sjellë jo pak surpriza dhe jo të gjitha do të jenë të këndshme. Financat mund të mbarojnë papritur, por nuk duhet të mendoni për të marrë kredi, është më mirë t’ia dilni me forcat tuaja! Përgatituni që në jetën tuaj të shfaqen njohje të reja dhe të hapen prespektiva interesante në karrierë.

Më 6 janar është hëna e re, në këtë ditë është më mirë të qëndroni në shtëpi dhe të jeni me familjen tuaj. Ditë e keqe për çdo udhëtim me makinë.

Më 21 janar është hëna e plotë, ju mund të ndjeni shqetësim dhe ankth, rekomandohet që në këtë ditë të hiqni dorë nga udhëtimet e gjata me makinë!

Ditët e favorshme për ngarjen e makinës në janar 2019 janë: 1, 3, 4, 8,10,15,16, 22, 27, 29, 30. Është më mirë të planifikoni në këto ditë udhëtime të gjata.

Dashi

Në janar, të lindurit e shenjës së Dashit duhet të bëjnë përpjekje në drejtimin financiar: të negociojnë, tu ofrojnë partnerëve idetë e tyre, të bëjnë marrëveshje fitimprurëse. Është muaj i mirë për biznes, por jo për blerje të shtrenjta. Më mirë hiqni dorë nga blerja e një automjeti të ri në janar. Udhëtimet e gjata për Deshët mund të jenë të rrezikshme!

Demi

Për të lindurit e shenjës së Demit, janari është një periudhë dinamike, ata do të jenë plot forcë dhe dëshirë për të ribërë çdo gjë. Potenciali energjitik i Demit do të jetë në nivel të lartë, por i paqëndrueshëm, gjë që mund të shkaktojë rënie të humorit dhe të gjendjes shpirtërore. Demat duhet të jenë shumë të kujdesshëm në udhëtimet me makina, veçanërisht të vëmendshëm në timon!

Binjakët

Për binjakët muaji i parë i vitit është periudhë e pafavorshme. Njerëzit e kësaj shenje mund të ndjejnë mungesë energjie, pasi forcat mbrojtëse të organizmit do të dobësohen. Binjakët në janar duhet të shmangin rrugët e ngushta malore, nuk duhet të udhëtojnë me makinë në errësirë!

Gaforrja

Kreativiteti dhe ndjenja e humorit do ta ndihmojnë Gaforren të përballojë çdo vështirësi në janar, kurse durimi do të shmangë konfliktet në situata të ndryshme jetësore. Për Gaforret ky është një muaj i mirë, mund të planifikojnë udhëtime të ndryshme. Janari është i favorshëm për të blerë një makinë!

Luani

Në janar, Luani do të bëjë gjithçka për t'i bërë njerëzit të ndihen mirë. Luanët do të kenë sukses në realizimin e planeve të tyre të hershme dhe në përmirësimin e marrëdhënieve me partnerët e rinj të biznesit. Nuk ka kufizime për udhëtime me makinë për Luanët në janar. Janari është i favorshëm për zëvendësimin e një makine të vjetër me një të re, si edhe për blerjen e një garazhi apo një hapësire parkimi!

Virgjëresha

Për virgjëreshën janari i vitit 2019 është muaj i qetë. Në avantazh do të jenë virgjëreshat që nuk do të nguten të shkojnë diku. Ky muaj është i mirë për riparimin ose rregullimin e makinës, por jo për blerjen e një të reje. Pa problem, ju mund të ngisni makinën në rrugë të njohura, por nuk duhet të përpiqeni të udhëtoni në drejtime të reja!

Peshorja

Në janar, suksesi i Peshores do të lidhet drejtpërdrejt me aftësinë për të mbajtur ekuilibrin në situata të vështira. Në përgjithësi, kjo është një periudhë e mrekullueshme për tu shkëputur nga punët dhe për t'u çlodhur. Për Peshoren, janari është një muaj i mirë për të ngarë makinën. Zgjedhja e një makine të re apo garazhi është më mirë të shtyhet!

Akrepi

Dy dhjetëditëshat e parë të janarit do tu sjellin Akrepëve një grumbullim të ndjeshëm të energjisë vitale dhe gëzim të arritjeve të tyre. Në 10 ditët e fundit të janarit, Akrepët mëmirë të shkëputen nga puna dhe t’i lejojnë vetes të relaksohen në një udhëtim të rehatshëm me makinën e tyre.

Shigjetari

Jupiteri është në shenjën tuaj, që do të thotë se çdo gjë është e mundur për ju! Janari periudhë e mrekullueshme për të filluar projekte të mëdha dhe afatgjata. Në janar, Shigjetarët kanë të gjitha shanset për të realizuar ëndrrat dhe idetë e tyre. Ky është muaji i duhur për të blerë një makinë të shtrenjtë, për të blerë një garazh të mirë dhe për udhëtime të gjata!

Bricjapi

Për Bricjapin, Janari është një kohë e mirë për të shfaqur aftësitë organizative dhe krijuese. Bricjapët do të kenë fuqi të mjaftueshme energjie për të treguar më të mirën e tyre në çdo rrethanë. Këtë muaj, mund të planifikojnë të blejnë një makinë për vete ose të ndihmojnë me këshilla miqtë. Kur udhëtojnë me makinë Bricjapët nuk duhet të presin telashe!

Ujori

Për Ujorin, Janari mund të jetë muaji i familjes dhe i shtëpisë. Kjo periudhë nuk është e përshtatshme për udhëtime të gjata, por është shumë e mirë për pushim në shtëpi me familjen. Në janar, Ujorët nuk duhet të blejnë makinë ose të bëjnë blerje të tjera të shtrenjta, por askush nuk i pengon të shohin reklama për shitjen e makinave dhe të zgjedhin variantet e përshtatshme për vete!

Peshqit

Janari për Peshqit mund të jetë shkatërrimtar.Është e nevojshme që të ndiqen me kujdes të gjitha shpenzimet e mundshme dhe të mos bëhen blerje të nxituara. Edhe në qoftë se dëshirojnë të blejnë një makinë të shtrenjtë, duhet të mendohen mirë dhe të vlerësojnë saktë mundësitë e tyre financiare. Për sa i përket udhëtimeve me makinë, muaji është i favorshëm, megjithatë, është gjithashtu e nevojshme t'u kushtohet vëmendje shpenzimeve financiare!

‹ Postimi i mëparshëm Postimi tjetër