Gjenerata e re e Toyota Aqua hibride.

Toyota ka prezantuar një gjenerate të re të hatchback-ut Aqua, i cili konsiderohet si një nga më të njohurit në botë (që nga viti 2011, kompania japoneze ka shitur më shumë se 1.87 milion Aqua). Hatchback-u i ri do të prodhohet në platformën TNGA dhe do të ketë bateri unike dhe një motor ekonomik që konsumon vetëm 2,8 litra karburant për 100 kilometra.

Risia është se do të ketë një karroceri më të fortë dhe izolim të përmirësuar të zhurmës (niveli i zhurmës në pjesën e brendshme zvogëlohet me rreth 10%).
Sistemi motorik hibrid është i përbërë nga një motor trecilindrik benzine me volum 1,5 litra me kapacitet 91 kuaj fuqi dhe një motor elektrik me 80 kuaj fuqi.


Në motorin e hatchback-ut Aqua, është aplikuar një bateri bipolare me nikel-hidrogjen. Ajo siguron më shumë energji sesa versioni i mëparshëm i baterive. Përveç kësaj, kjo bateri mund të përdoret për të ushqyer pajisjet shtëpiake (hekurin ose tharësen e flokëve) gjatë një ndalese.
Aqua është Toyota e parë që e pajisën me mundësinë e drejtimit “me një pedal”: në modalitetin special Power +, shoferi mund të kontrollojë ngadalësimin thjesht duke e lëshuar pedalin e gazit!

Në hatchback-un Aqua do të shfaqet për herë të parë një asistent parkimi i përparuar Teammate Advanced Park. Ai është në gjendje të marrë përsipër zbatimin e të gjithë skenarëve të parkimit, ndërsa është parashikuar funksioni i frenimit automatik në rast rreziku nga përplasjet. Asistenti i parkimit është bërë pjesë e kompleksit Safety Sense, me të cilin makina do të pajiset edhe në konfigurimin bazë. Ky kompleks përfshin gjithashtu cruise control adaptiv, asistentin për mbajtjen e korsisë si dhe funksionin Plus Support, i cili do të shmangë përshpejtimet e papritura për shkak të gabimeve të drejtuesit të mjetit.


‹ Postimi i mëparshëm Postimi tjetër