Ekspozita Ndërkombëtare e Automjeteve në Gjenevë 2020.

Ekspozita e automobilave në Gjenevë, e cila mbahet çdo vit që nga viti 1905, u anullua në vitin 2020 për shkak të epidemisë së koronavirusit. Herën e fundit ekspozita në Gjenevë u anullua nё kohё dhe menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.
Matthew Reese, Drejtori i Përgjithshëm i Ekspozitës në Gjenevë, tha se ekspozita nuk mund të shtyhet dhe që herën tjetër do të mbahet vetëm në vitin 2021. Sidoqoftë, Gjeneva-2020 u zhvillua, por në formatin e transmetimeve online. Prandaj, ne do të bёjmё njё pasqyrim tё shkurtёr tё makinave tё reja.

Audi

Kompania Audi prezantoi gjeneratën e katërt të hatchback-ut dhe sedan-it A3. Gjithashtu edhe Audi RS5 i rinovuar me një mbulesё të re karboni, i cili u bë 4 kilogram më i lehtë, por motori mbeti i njëjtë: 2.9 litra, V6, 450 kuaj fuqi.

BMW

Kompania BMW do të prezantonte modelin e ri M340d xDrive në ekspozitën e automobilave në Gjenevë. Shitjet e kësaj makine do të fillojnë në prill me një çmim prej 64.550 euro. Makina është e pajisur me një motor biturbo me naftë me gjashtë cilindra 3.0 litra dhe një kapacitet 340 kuaj fuqi. Konsumi do të jetë 5,3L/100 km.
Përveç kësaj, u shfaq edhe BMW i4 e re.

Bugatti

Kompania Bugatti planifikoi të tregojë Chiron e saj të 250-të, pasi kjo makinë simbolizon ekuatorin e prodhimit të modelit. Seria përbëhet nga vetëm 500 automjete.

Cupra

Kompania Cupra (filiali Seat i prodhimit të makinave sportive) solli në ekspozitë Leon Sportstourer, i cili sipas dëshirёs, mund të jetë me një instalim hibrid të përbërë nga një motor benzine 1.4 litërsh dhe një motor elektrik, të cilat në total japin një fuqi prej 245 kuaj fuqi. Përveç kësaj, Cupra prezantoi modelin e saj të parë të pavarur — Formentor.

Ferrari

Ferrari GT Roma do të kënaqë admiruesit e makinave sportive. V8 Biturbo dhe 620 kuaj fuqi. Kjo makinë arrin shpejtёsinё deri në 100 km/orë në 3.4 sekonda, kurse shpejtësia maksimale është 320 km/orë.

Lexus

Kompania Lexus mbajti premierën e versionit seri LC 500 Cabrio, me një motor tetë cilindrësh atmosferik me 5.0 litra, me një kuti shpejtësie automatike me dhjetë marshe dhe 464 kuaj fuqi. Dizajni i bukur, interiori elegant — kjo është pikërisht ajo që premtojnë prodhuesit japonezë. Përveç kёsaj, në Gjenevë duhej të prezantohej crossoveri elektrik Lexus UX 300e.

Mercedes-Benz

Mercedes-Benz solli në ekspozitë crossoverin kompakt GLA së bashku me versionin e tij AMG GLA 35. Përveç kësaj, treguan coupe GLE 63, i cili në versionin AMG është i pajisur me një motor tetë cilindrësh biturbo me 4.0 litra. Motori ka një fuqi prej 571 kuaj fuqi, kurse në versionin GLE 63 S është 612 kuaj fuqi. U prezantua gjithashtu një E-Class e rinovuar bazuar në karrocerinë W213. Nga konceptet treguan Vizion AVTR.

Porsche

Porsche ka sjellë në Zvicër një përmirësim tjetër në modelin e tij kryesor — Porsche 911 Turbo. Motorin gjashtë cilindrësh me vëllim 3.8 litra vendosёn ta përforcojnё me ndihmёn e dy turbinave. Përveç modelit 911, Porsche i ktheu motorët me gjashtë cilindra te kabrioletat e tij Cayman dhe Boxster. Kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së kërkesës për Porsche 718 katër cilindёrsh gare në Shtetet e Bashkuara.

Skoda

Kompania çeke Skoda solli në ekspozitë një crossover plotësisht elektrik Enyaq. Gjithashtu ata treguan edhe gjeneratën e katërt të makinës popullore Octavia.

Volkswagen

Kompania Volkswagen solli shumë makina të reja në ekspozitë. Midis tyre, Golf 8 GTE me një instalim hibrid të përbërë nga një motor benzinë katër cilindrësh me 1.4 litra dhe një motor elektrik, të cilat së bashku japin 245 kuaj fuqi. Një motor elektrik mund të pёrshkojë deri në 60 km. U prezantuan gjithashtu VW Caddy i ri, Touaregu i rinovuar dhe disa modele të tjera.

‹ Postimi i mëparshëm Postimi tjetër