Crossover-at më të shpejtё të vitit 2020.

Kompania Mercedes-AMG kohët e fundit nxorri një version të azhornuar të GLE 63 S Coupe me një kapacitet 612 kuaj fuqi dhe marrje shpejёsie deri në 100 km/orë në vetëm 3.8 sekonda. Prandaj, për të gjithë tifozët e crossover-ave me mbulesё të pjerrët, ne dëshirojmë të prezantojmë konkurentët e drejtpërdrejtë të Mercedes-AMG GLE 63 S Coupe në të njëjtin segment dhe t'i krahasojmë ato pёr marrjen e shpejtësisё deri në 100 km/orë.


BMW X6 M / X6 M Competition

Sigurisht, konkurenti i parë dhe kryesor është BMW X6. I përjetshëm, i barabartë në fuqi dhe i afërt me mendësi me rivalin Mercedes-Benz. Versioni i makinës BMW X6 M është i pajisur me një motor V8 4.8 litra, i cili ka një kapacitet 600 kuaj fuqi. Shpejtësia maksimale është 250 km/orë. Ai kap shpejtёsinё deri në 100 km/orë në 3.9 sekonda — kjo është 0.1 më shumë sesa GLE 63 S Coupe. Por modifikimi më i fuqishëm i kësaj makine Competition ka 625 kuaj fuqi, shpejtësi maksimale prej 290 km/orë dhe marrjen e shpejtësisё në 3.8 sekonda deri në 100 km/orë. Ashtu si konkurrenti kryesor.


Audi RS Q8

Një tjetër coupe-crossover gjerman — versioni RS i Q8 në gamën e modeleve Audi u shfaq në nëntor 2019 dhe menjëherë doli të jetë pretendent në rolin e crossover-it më të shpejtë të planetit. RS Q8 surprizon me shpejtësinë e tij të lartë prej 305 km/orë (me shtimin e frenave të karbonit), me marrjen e shpejtësisё në 3.8 sekonda deri 100 km/orë dhe me rekordin e ri në mesin e crossover-ave në rrugën legjendare Nürburgring — 7:42.253 sekonda, duke thyer rekordin e Mercedes-AMG GLC 63 S. Teknikisht, RS Q8 është pothuajse i njëjti hibrid me GLE 63 S Coupe: një motor biturbo V8 4.0 litra me kapacitet 600 kuaj fuqi plus një gjenerator 48 volt. Karakteristikat e tilla teknike sigurojnë marrjen e shpejtësisё së menjёhershme të kësaj makine deri në 100 km/orë.


Lamborghini Urus

Crossover-i Lamborghini Urus ka dinamikë më të fuqishme — kap shpejtёsinё deri në 100 km/orë në 3.6 sekonda. Ai gjithashtu ka një kapacitet 650 kuaj fuqi dhe vënie më agresive të shasisё gjё që lejon të kaloni nga fusha në pistёn e garës dhe të ecni shumë shpejt për disa orë, duke u ndjerë si pilot i një makine sportive. Çfarë mund të themi, mbreti i coupe-crossover-ave është ende shumë i mirë!


Porsche Cayenne Coupe Turbo S E-Hybrid

Porsche Cayenne Turbo në karrocerinë e coupe ekziston në versionet e zakonshme dhe hibride, më i larti i të cilit (S E-Hybrid) ka një motor V8 4.0 litra dhe një motor elektrik, që së bashku japin 680 kuaj fuqi! E vërtetë, Porsche nuk bën shumë ndryshime në dinamikë: Cayenne Coupe Turbo S E-Hybrid kap shpejtёsinё deri 100 km/orë po pёr 3.8 sekonda si GLE 63 S Coupe. Në të njëjtën kohë, shpejtësia maksimale është më e lartë — 295 km/orë, kurse tek Mercedes-AMG me shtimin e AMG Driver’s Package është vetëm 280 km/orë.


Maserati Levante

Për siluetën e ngjashme, crossoveri italian në versionin e fuqishëm Trofeo mund të renditet si një rival i Mercedes-AMG, por për sa i përket temperamentit, Maserati është pak i dobët. Si fillim, motori V8 me vëllim 3.8 litra ka 580 kuaj fuqi, që është pak më pak se GLE 63 S Coupe. Për sa i përket marrjes sё shpejtёsisё deri në 100 km/orë, Levante nuk hyn në listën e crossover-ave nga kategoria «4 sekonda»: 4.1 sekonda deri në 100 km/orë. Por shpejtësia maksimale 300 km/orë mund të kompensojë ndryshimin në kohën e marrjes sё shpejtёsisё.


Aston Martin DBX

Çuditërisht, crossoveri i parë Aston Martin është tepër i ngjashëm me GLE 63 S Coupe në aspektin teknik. Në bazë të DBX janë shumë komponentë të Mercedes-Benz. Për shembull, motori V8 4.0 litra ose kutia e shpejtësise automatike me nëntë marshe. Në të njëjtën kohë, Aston Martin ka dallimet e veta: ai ka një kapacitet 550 kuaj fuqi dhe një shpejtësi maksimale 291 km/orë. Vlen të përmendet se koha e marrjes sё shpejtёsisё deri në 100 km/orë është 4.5 sekonda. Në mbrojtje të Aston Martin, le të themi se bёhet fjalё vetëm për versionin bazё të crossover-it. Në të ardhmen, ndoshta, do të shfaqen versione më të fuqishme.

‹ Postimi i mëparshëm Postimi tjetër