Çmimi Makina Evropiane e Vitit 2020.

Fituesi i çmimit European Car of the Year 2020 duhej të shpallej në hapjen e Ekspozitës së makinave në Gjenevë. Mirёpo, ekspozita u anullua pasi autoritetet zvicerane ndaluan aktivitetet me më shumë se 1.000 persona për shkak të epidemisë së koronavirusit. Sidoqoftë, çmimi European Car of the Year 2020 u zhvillua në formatin e transmetimit online.


Fillimisht, lista e aplikantëve e publikuar në Tetor të vitit 2019 përfshinte kandidatët e mëposhtëm: Audi e-tron, BMW 1 Series, BMW Z4, BMW X6, BMW X7, DS 3 Crossback, Ford Puma, Kia Soul, Mazda 3, Mazda CX-30, Mercedes-Benz CLA, Mercedes-Benz EQC, Nissan Juke, Opel Corsa, Peugeot 208, Porsche 911, Porsche Taycan, Range Rover Evoque, Renault Captur, Renault Clio, Renault Zoe, Skoda Kamiq, Skoda Scala, Subaru Forester, Tesla Model 3, Toyota Camry, Toyota Corolla, Toyota RAV4, Toyota GR Supra и Volkswagen T-Cross.


Më 25 nëntor 2019, u përpilua një listë e finalistëve, e cila përfshinte shtatë modele: BMW 1 Series, Ford Puma, Peugeot 208, Porsche Taycan, Renault Clio, Tesla Model 3 dhe Toyota Corolla.


Për tu kualifikuar për titullin e Makinës Evropiane të Vitit, modelet duhet të jenë prurje të reja që do të dalin në shitje deri në fund të vitit 2020 në të paktën pesë vende evropiane. Juria përbëhet nga 60 gazetarë nga 23 vende evropiane.

Fituesi i vitit 2020 ishte Peugeot 208, duke marrë 281 pikë. Vendin e dytë e zuri makina Tesla Model 3, e cila mori 242 pikë, tё tretin — Porsche Taycan me 222 pikë.


Tesla Model 3 mori pjesë në konkursin e vitit 2020 për arsyen se versioni evropian i modelit doli vetëm në shkurt 2019, megjithëse makina është shitur në Amerikën e Veriut që nga viti 2017.


Katër finalistët e mbetur ndanë mes tyre vendet e mëposhtme:

4. Renault Clio (211 pikë)
5. Ford Puma (209 pikë)
6. Toyota Corolla (152 pikë)
7. BMW 1 Series (133 pikë)

Tani më shumë për makinën kryesore në Evropë në vitin 2020.

Peugeot 208


Peugeot fitoi titullin e makinës së vitit në Evropë për herë të gjashtë. Më parë, makinat e markave të mëposhtme morën këtë çmim prestigjioz:
Viti 2017 — crossover Peugeot 3008,
Viti 2014 — Peugeot 308,
Viti 2002 — Peugeot 307,
Viti 1988 — Peugeot 405,
Viti 1969 — Peugeot 504.


Peugeot 208 është një makinë kompakte e prodhuar nga kompania Peugeot që nga viti 2012. Gjenerata e dytë u zbulua zyrtarisht në Mars të vitit 2019.


Dizajni, i testuar tashmë në modelet 3008, 5008 dhe 508, u përshtat gjithashtu me hatchback-un e vogël: ёshtё ruajtur forma e grilës të radiatorit, vijat LED tek fenerët, vija e zezё midis fenerëve të pasёm. Në pjesën e përparme ka një ikonë me indeksin e modelit, si në makinat historike Peugeot. Po ashtu Peugeot 208 bëhet e ngjashme me crossover-in duke përdorur harqet e zinj të rrotave.


Hatchback-u me pesë dyer u bë 90 mm më i gjatë (4055 mm) dhe 6 mm më i gjerë (1745 mm). Lartësia është ulur me 30 mm (1430 mm). Baza e rrotave nuk ka ndryshuar shumë — është bërë 2 mm më e madhe (2540 mm). Ndryshimet e përmasave ndikuan vetëm në brendësi, kurse vëllimi i bagazhit mbeti i pandryshuar — 311 litra.


Peugeot 208 u bë modeli i dytë në platformën modulare kompakte CMP (Common Modular Platformë), e cila tashmë është përdorur në crossover-in DS 3 Crossback. Ajo lejoi të zvogëlojë peshën e makinës me 30 kg, megjithëse parashikon izolim të zhurmës dhe termoizolim tё përmirësuar të brendësisë, si dhe zvogëlimin e dridhjeve.


Peugeot 208 i mëparshëm ishte modeli i parë që përdori funksionin i-Cockpit. Hatchback-u i ri ka versionin tjetër të këtij funksioni, të testuar tashmë në modele të tjera: instrumente virtuale, një ekran multimedial (5, 7 ose 10 inç) i instaluar veçmas dhe në tastierë një numër butonash. Një ekran projeksioni është parashikuar gjithashtu.


Ekzistojnë pesë konfigurime për të zgjedhur (Like, Active, Allure, GT Line, GT), dy më të shtrenjtat kanë fenerë plotësisht LED, rrota 17-inç, sedilje sportive dhe ndriçim tё ravijёzuar tё brendёsisё. Është dhënë një grup i plotë i asistentëve elektronikë. Kontrolli i lundrimit I përshtatshёm funksionon në të gjithë diapazonin e shpejtësisë, por vetëm në versionet me transmision automatik, kurse makinat me kuti shpejtësie mekanike mund të përshpejtojnë dhe tё frenojnё në mënyrë të pavarur vetëm me shpejtësi mbi 30 km/orë. Sistemi automatik i frenimit dallon këmbësorët dhe çiklistët.


Për tregun evropian, Peugeot 208 do të ketë një motor atmosferik benzine me tri cilindra 1.2 PureTech (75 kuaj fuqi) ose versionin e tij turbo me 100 dhe 130 kuaj fuqi. Gjithashtu është prezantuar një version me një motor turbodiesel 1.5 BlueHDi (100 kuaj fuqi). Kutia e shpejtёsisё automatike me tetë marshe ofrohet vetëm për versionet turbo me benzinё. Për tregjet me rregulla më pak të rrepta mjedisore, Peugeot premton të bёjë modifikime të tjera, duke përfshirë kutitё e shpejtёsive automatike më të thjeshta dhe më të lira.


Peugeot elektrike e-208 u zhvillua paralelisht me versionet me benzinë dhe naftë: platforma CMP fillimisht ishte caktuar të elektrifikohej, kurse nёn dyshemenë e makinёs ёshtё parashikuar një vend për baterinё me kapacitet prej 50 kW/orë. Është instaluar një motor elektrik me një kapacitet 136 kuaj fuqi. Ka tre mënyra ecjeje për të zgjedhur (Eco, Normal, Sport). Arrin shpejtёsinё deri në 100 km/orë në 8.1 sekonda. Kapaciteti i deklaruar i baterisë është 340 km në ciklin WLTP, karikimi i plotë nga një prizë shtëpiake do të zgjasë 16 orë, kurse karikimi deri në 80% nga një terminal 100-kilovat do të zgjasë gjysmë ore.

‹ Postimi i mëparshëm Postimi tjetër