Autosalloni i Frankfurtit 2018

Këtë vjeshtë do të mbahet ekspozita e shumëpritur e Frankfurtit e llojeve të ndryshme të transportit. Sipas traditës, ky aktivitet do të mbahet nga 20 deri më 27 shtator 2018 në qytetin e Frankfurt am Main. Le të hedhim një vështrim të shkurtër se cilat janë prurjet e reja në industrinë e automobilave që do të shohim këtë vit.

Ekspozita e automjeteve komerciale

Gjersa autosalloni kombinohet me sivëllanë e tij, autosallonin parizien,ku çdo vit autogjigantët përfaqësojnë krijimet e tyre të reja,sivjet në Frankfurt do të shohim kryesisht automjete komerciale.

Furgonë, autobusë dhe kamionë — kjo është ajo që këtë vit do të na befasojnë prodhuesit e makinave nga e gjithë bota. Pa këtë transport, nuk mund të imagjinojmë pjesën më të madhe të jetës sonë. Sot, ne mund të zgjedhim nga një gamë e gjerë produktesh në të gjithë botën, të cilat dërgohen direkt në dyert tona. Kjo do të ishte e pamundur pa transportin.

Më shumë se 70 për qind e ngarkesave shpërndahen nga transporti rrugor komercial dhe rrjedhimisht ai përbën bazën e transportit dhe ekonomisë. Transporti komercial: riciklon mbetjet tona, na ndihmon kur lëvizim,u vjen në ndihmë shërbimeve të shpëtimit, dërgon fëmijët në shkollë. Kështu, makinat komerciale me të vërtetë ruajnë jetën e përditshme të njerëzve.

Pjesëmarrësit e autoshow-t

Sipas disa ekspertëve evropianë, ne do të jemi në gjendje të shohim teknologjitë e avancuara të prezantuara nga kompanitë Tesla, Mercedes-Benz, Volvo, DAF, Scania, IVECO, MAN, Renault, Peugeot dhe Ford dhe kjo është vetëm një pjesë e vogël e kompanive që kanë njoftuar pjesëmarrjen e tyre këtë vit.

Prurjet e reja të pritura nga Tesla

Më i shumëprituri është kamioni elektrik- Tesla Semi. Siç deklaroi në Twitter themeluesi i kompanisë Ilon Mask — «Ekipi ka bërë një punë të mahnitshme. Ky është me të vërtetë një nivel i ri. Ne jemi të bindur se prodhimi i kamionit Semi Tesla do të kontribuojë në një reduktim të ndjeshëm të kostos së transportit të mallrave dhe, në të njëjtën kohë, do të rrisë sigurinë ».

Kamion i ri elektrik Volvo

Kompania VolvoTrucks hapi siparin dhe tregoi paksa për kamionin e saj të ri elektrik Volvo FE Electric. Sipas informacionit të kompanisë, në një traktor të ri do të instalohet motori 503 hp me fuqi nominale prej 850 Nm, i përbërë nga dy elektromotorë me fuqi të ulët. Përsa u përket akumulatorëve,është instaluar një njësi prej 200-300 kWh, koha e karikimit e të cilit nga një prizë e zakonshme arrin dhjetë orë,kurse nga karikimi i kategorisë FastCharge një orë e gjysmë. Gjithashtu, është deklaruar një distancë e përafërt prej 300 kilometrash.

Punimet e Renault-së

Në të njëjtën kohë, kompania Renault Motors nuk ka mbetur prapa konkurrentëve të saj dhe tashmë, në vitin 2019, po planifikon të sjellë në treg një linjë të kamionëve të saj elektrikë, të cilët, gjithashtu, do të prezantohen në autosallonin e Frankfurtit. Informacione të sakta rreth linjës së modelit ende nuk ka, por në Francë kanë filluar tashmë ndërtimin e një linje konvejere speciale për këto kamionë.

Kamion me autopilot

Gjithashtu, sipas disa burimeve,kompania DAF, e cila vitin e kaluar fitoi në konkursin ndërkombëtar " International Truck of the Year 2018" me familjen e vet të makinave DAF CF dhe XF Pure Excellence, do të paraqesë versionin e vet të modifikuar me autopilot.

Familja e kamionëve Scania do të shtohet me një tjetër përfaqësues të ri: Scania XT, një kamion multi-platformësh me 8 rrota për segmentin e ndërtimit. Një dizajn modular i zhvilluar rishtazi, do ta bëjë të lehtë montimin e Scania-s së re duke instaluar lloje të ndryshme të kabinave, motorëve dhe boshteve.

‹ Postimi i mëparshëm Postimi tjetër