Audi A3 i ri: fotot, çmimet, fillimi i shitjeve.

Kompania gjermane Audi ka prezantuar një hatchback krejtësisht të ri Audi A3 të vitit 2020.
Nga pamja e jashtme, hatchback-u nuk ka ndryshuar shumë, edhe në pjesën teknike gjithashtu, nuk kanë ndodhur ndryshime të mëdha, por makina ka ndryshuar shumë në interior.

Dizajni i jashtëm është në përputhje me tendencat e fundit të kompanisë Audi: grila gjashtëkëndore e zmadhuar e radiatorit, dritat e reja LED tё pёrparme dhe tё pasme, si dhe stili agresiv i huazuar nga seria S.
Hatchback-u Audi A3 2020 tani është në dispozicion vetëm në versionin me pesë dyer Sportback — versioni me tre dyer nuk do të prodhohet më. Pritet që sedani i ri A3, i cili do të konkurrojë me Mercedes A-Class, të shfaqet në fillim të vitit 2021.


Në sallon, Audi A3 2020 i ri është rrёnjёsisht i ndryshëm nga gjenerata e kaluar modeste A3.
Tashmë në konfigurimin bazë, makina është e pajisur me një panel virtual instrumentesh me një ekran 12.3 inç, kurse në qendër është ekrani i sistemit multimedial MMI me një diagonale prej 10.1 inç, paksa i kthyer drejt shoferit. Kjo zgjidhje i ngjan modeleve të tjera të kompanisë, vetëm se aty ekziston edhe një ekran i tretë për kontrollin e klimës. Në përgjithësi, këto ndryshime e kanë bërë brendёsinё e Audit tё ri A3 Sportback IV moderne, elegante dhe të shtrenjtё.

Karakteristikat teknike

Ashtu si me Audin A3 të mëparshëm, gjenerata e re është bërë në platformën MQB. Në konfigurimin bazë, makina është e pajisur me një suspension standard, por me një pagesё shtesë, klientëve u ofrohet një suspension sportiv me një hapësirë nga toka të zvogёluar prej 15 mm, ose një suspension me amortizatorё që kontrollohen në mënyrë elektronike (hapësira nga toka zvogëlohet me 10 milimetra).


Gjatësia e makinës u rrit në 4 340 mm, më parë ishte 4 310, por pёrmasa e bazës së rrotave nuk ndryshoi – 2 640 mm. Gjerësia është 1820 mm (ishte 1 790 mm), lartësia mbetet e njëjtë – 1 430 mm. Vëllimi i bagazhit është 380 litra (+15 litra) dhe kur paloset pjesa e pasme e rreshtit të dytë të vendeve, rritet në 1 200 litra (+100 litra).


Për Audin A3 2020 të ri, në karrocerinë e re u propozuan vetëm tre motorë — benzine TFSI 1.5 litra me një kapacitet 150 kuaj fuqi, si dhe nafte 2.0 litra me fuqi 116 dhe 150 kuaj fuqi. Ato janë të kombinuara me një kuti shpejtësie mekanike me 6 marshe ose me një kuti shpejtësie robotike me 7 marshe S tronic. Hë pёr hё të gjithё këto versione janë ekskluzivisht me rrota aktive të përparme, por gradualisht inxhinierët e kompanisë Audi do të zgjerojnë gamën e motorëve të disponueshëm për model, do të shfaqen variantet me katër rrota aktive quattro, si dhe versione të ndryshme hibride.


Pranimi i porosive për Audi A3 Sportback 2020 fillon në tregun Evropian në pranverë, çmimi i versionit bazë me një motor benzine fillon nga 28.900 euro, dhe makinat e para do të arrijnë tek klientët në maj.
Vlen të përmendet se në mesin e shumë opsioneve për hatchback-un figurojnё: cruise control i pёrshtatur, monitorimi i “zonave tё verbra”, funksioni parkimit automatik, asistenti i parkimit mbrapsh, si dhe sistemi multimedial MMI i gjeneratës së tretë që është dhjetë herë më i shpejtë se ai i mëparshmi. Një sistem tjetër multimedial siguron mbështetje për Android Auto dhe Apple CarPlay, lidhjen LTE, Wi-Fi dhe navigim të përmirësuar, i cili mësoi se si të merrte udhëzime duke marrë parasysh bllokimet e trafikut dhe algoritmet e punës të infrastrukturës rrugore. Plus, është shfaqur një aplikacion, me të cilin mund të hapni dhe mbyllni dyert nga distanca, të ndizni motorrin dhe të monitoroni karburantin e mbetur në serbator.


‹ Postimi i mëparshëm Postimi tjetër