Ankandi për Mercedes SLR McLaren 722 S.

Shtëpia amerikane e ankandeve Bring a Trailer hodhi në shitje një roadster unik gjerman Mercedes SLR McLaren 722 S. Ky supercar i vitit 2009, i cili u prodhua në një tirazh prej 150 njësish, pёrshkoi gjithsej 2686 milje (4345 kilometra). Kostoja fillestare e këtij modeli është 500 mijë dollarë, por mundësia që ajo të rritet të paktën dy herё, është shumë e lartë. Në fund të fundit, ky roadster ka të gjitha shanset për t'u bërë një model i rrallë i koleksionit. Karroceria e këtij Mercedes SLR McLaren 722 S është në ngjyrën Crystal Antimony Grey.


Roadster është i pajisur me një motor V8 5.4 litra me kapacitet 650 kuaj fuqi dhe një kuti shpejtësie automatike me pesë marshe AMG Speedshift R. Marrja e shpejtёsisё deri në 100 km/orë zgjat vetëm 3,7 sekonda, kurse shpejtësia maksimale arrin 334 km/orë. Pajisjet përfshijnë ngritjet elektrike tё xhamave, ajrin e kondicionuar, sistemin stereo me ndërruesin CD të instaluar në bagazh. Pronari i mëparshëm bëri njё sintonizim tё vogёl të kësaj makine, i cili përmirësoi aerodinamikën. Brendësia e këtij SLR McLaren 722 S ka tapiceri me lëkurë të zezë dhe Alcantara. Kjo makinë ka rrota 19 inç me goma sportive Michelin Pilot me pёrmasa 255/35 përpara dhe 295/30 prapa. Koleksionuesit e makinave nga e gjithë bota tashmë kanë treguar interes për këtë roadster, kështu që pritet konkurencë serioze në ankand.

‹ Postimi i mëparshëm Postimi tjetër