10 fuoristrada interesante elektrike.

Duket se nuk ka asnjë segment të vetëm të tregut të automobilave në të cilin nuk do të kishte makina elektrike. Shumë autobusë, kamionë dhe makina sportive janë bërë sot me motorë elektrikë. Fuoristradat e vërteta nuk janë shumë larg këtij trendi. Rezulton se ato gjithashtu mund të jenë plotësisht elektrike! Në këtë artikull ne duam të flasim për dhjetë përfaqësuesit më të spikatur të fuoristradave.

Mercedes-Benz G-Class


Themeluesit e kompanisë Kreisel Electric mund të kthejnë gjithçka në një makinë elektrike. Prandaj, kur ish-guvernatori i Kalifornisë (dhe sipas rolit, Terminatori) Arnold Schwarzenegger i kërkoi Kreisel Electric të ndërtonte një Geländewagen elektrike, kompania me kënaqësi e pranoi këtë sfidë.
Kalimi në elektrike e rriti masën e klasës G në 3,1 tonë, por dhuroi dinamikën më të mirë të marrjes sё shpejtësisё, pёrshpejtimi deri në 100 kilometra në orë arrihet në vetëm 5,6 sekonda. Fuqia totale e dy motorëve elektrikë është 483 kuaj fuqi.
Sipas rezervës sё karakimit, Mercedes-Benz G-Class elektrike nuk mund të krahasohet me Tesla-n, por ka performancë të mirë: rreth 300 kilometra. Për më tepër, nga stacioni i karikimit, Mercedes mund të plotësojë 80 përqind të karakimit në vetëm 25 minuta. “Terminatorit” i pëlqeu makina aq shumë sa që më vonë Schwarzenegger porositi një makinë tjetër elektrike nga Kreisel bazuar në fuoristradën amerikane Hummer H1.

Hummer H1


Arnold Schwarzenegger është i njohur si për dashurinë e tij për pajisjet ushtarake, ashtu dhe pёr kujdesin e tij për mjedisin. Dhe kështu, vëllezërit Kreisel i krijuan atij një Hummer H1 elektrik.
Krijimi i kësaj makine zgjati vetëm dy muaj. Austriakët e pajisën fuoristradën me dy motorë elektrikë dhe një bateri 100 kW. Fuqia H1 arriti në 490 kuaj fuqi dhe rezerva e karikimit është e mjaftueshme për 300 kilometra. Shpejtësia maksimale e makinës elektrike ishte e kufizuar në 120 kilometra në orë.

Toyota Land Cruiser 70


Në dallim nga Hummer H1 dhe Geländewagen, versioni elektrik i Land Cruiser 70 u krijua jo për të përmirësuar situatën mjedisore, por për të lehtësuar punën e minatorëve në hapësira të mbyllura.
Një pickup i pazakontë u ndërtua nga kompania Voltra me porosi të kompanisë BHP. Qëllimi i këtij pickupi është të ofrojë instrumente në miniera me sipërfaqe tё thyera. Për këtë qëllim, ishin të rëndësishme disa kushte: katër rrota aktive dhe prania e një kamjoje drejt uljes. Specialistët e kompanisë Voltra ishin në gjendje t'i bënin të dyja. Fuqia e motorëve elektrikë, si dhe kapaciteti i baterive, nuk pёrcaktohen dhe vetë makina ka statusin e prototipit, pasi komponentët e saj nuk janё miratuar përfundimisht. Sidoqoftë, kompania BHP tashmë ka deklaruar se pickupi elektrik i kaloi mirë testet themelore.

Toyota Land Cruiser FJ40


Kompania GT Electric është pothuajse e njëjtë me Kreisel, domethënë, ajo merr makina me motorr të zakonshëm dhe i kthen ato në makina elektrike. Përveç kësaj, kjo kompani amerikane shet motorë elektrikë, ashtu siç bëjnë Ford Racing ose Mopar.
Projektet më interesante të kompanisë Electric GT ishin Ferrari 308 GTS dhe Toyota Land Cruiser FJ40. Land Cruiser FJ40, kompania Electric GT e krijoi së bashku me kompaninё Vintage Air, e cila prodhon kondicionerё për makinat. Rezultati ishte: Land Cruiser i zakonshёm. Por shumë, shumë i qetë.
Kjo fuoristradё mbajti sistemin origjinal të katër rrotave aktive dhe kutinё e shpejtësisë mekanike me tre marshe. Makina ka një motor elektrik GTe-253 me një kapacitet 155 kuaj fuqi dhe 331 Nm tё momentit pёrdredhёs. Falë paketës së baterisë Tesla me një kapacitet prej 36 kW, fuoristrada mund të përshkojë deri në 150 kilometra me një karikim të vetёm.

Ford Bronco


Por nëse karakteristikat e Land Cruiser elektrik nga kompania Electric GT nuk janë shumë të ndryshme nga origjinali, atëherë Bronco nga komapnia Zero Labs ndryshon ndjeshëm nga origjinali. Përveç faktit që makina ishte konvertuar në energji elektrike, ajo u modifikua edhe në vende të tjera!
Ford Bronco i modifikuar pati një suspension të pavarur me amortizatorё tё rregullueshёm Fox, frenat Brembo, si dhe brendёsinё moderne me sistemin multimedial të përmirësuar. Por më interesant është instalimi elektrik, fuqia totale e të cilit është 600 kuaj fuqi. Kjo është pothuajse pesë herë më shumë sesa tek Bronco e zakonshme. Rezerva e karikimit, falë baterive me një kapacitet prej 70 kW, është e mjaftueshme për 300 kilometra.
Kompania Zero Labs po planifikon të ndërtojë 150 makina tё tilla. Çmimet fillojnë nga 189 000 dollarë. Me një pagesë shtesë, ju mund të krijoni brendёsinë tuaj tё makinёs ose të instaloni suspensionin pneumatik.

Jeep Wrangler

Kompania Jeep mund të prezantojë zyrtarisht fuoristradën elektrike Wrangler këtë vit, megjithëse koncepti tashmë është 12 vjeç! Makinat me motor elektrik u krijuan nga laboratori shkencor-studimor CAD4X. Qëllimi i eksperimentit ishte të zbulonte se sa efektiv do të jetë instalimi elektrik në kushtet e njё rruge tё vёshtirё. Për këtë, makinat Jeep ishin të pajisura me motorë elektrikë me moment pёrdredhёs prej 285 Nm, bateri Kokam (60 kW), si dhe me paketën e plotë të fuoristradёs: me goma speciale për rrugë tё keqe, amortizatorë të dyfishtë, parakolp tё fuqishёm, etj. Rezultatet e eksperimentit dolёn tё kënaqshme: makinat i kaluan të gjitha pengesat.

Land Rover Defender

Me Defender elektrik, situata është më e thjeshtë. Së pari, kompania holandeze Plower tashmë po i krijon ato. Mjafton të dorëzoni makinën në ofiçinёn Plower, të prisni disa muaj dhe pastaj të merrni Defender-in e qetë me një kapacitet 160 kuaj fuqi, 300 Nm dhe një rezervë karikimi prej 260 kilometrash.
Së dyti, është e mundur që SUV së shpejti do të fillojë të prodhohet në një version elektrik. Për më tepër, kompania Land Rover ka bёrё nё vitin 2013 një instalim plotësisht elektrik tek Defender. Atëherë fauoristrada ishte e pajisur me një motor elektrik me kapacitet 95 kuaj fuqi dhe moment pёrdredhёs prej 330 Nm. Meqenëse bateria ishte me kapacitet të vogël (27 kW), karikimi i prototipit nuk ishte i mjaftueshëm as për 100 kilometra. Sidoqoftë, për makinën eksperimentale nuk duhen mё shumë.

Bollinger B1


Ka vite që flitet për fuoristradat Bollinger, por kompania hё pёr hё vetëm po mbledh porosi paraprake dhe një herë në vit mbledh një prototip të ri. Tani tifozët e makinave elektrike janë duke pritur për një SUV me një rezervë karikimi prej 300 kilometrash,me marrje shpejtёsie deri në 100 kilometra në orë për 4,5 sekonda, me mundësinë e rimbushjes së shpejtë dhe hapësirën nga toka të rregullueshme. Çmimi i kësaj makine do të jetë 125 000 dollarë. Por kjo fuoristradё është shumë më tepër se një e vërtetë, që do të thotë se mund të ecё qetёsisht në njё rrugë tё keqe.

Rivian R1S


Kjo makinë e re pritet të zgjerojë gamën e modeleve Rivian në muajt e ardhshëm. R1S ofron një brendesi luksoze me një sistem të mirë multimedia dhe specifikime teknike shumë të larta.
Katër motorë elektrikë në secilën rrotë sigurojnë makinën me 750 kuaj fuqi dhe marrje shpejtësi deri në 100 km/orë në 3 sekonda. Karikimi i baterisë duhet të jetë i mjaftueshёm për 640 kilometra. Në pamje të parë, tregues të tillë duken tepër optimistë, por, duke pasur parasysh kapacitetin e madh të baterisë (180 kW), me të vërtetë duket se është e vërtetë.Për më tepër, përfaqësuesit e kompanisë Rivian thonë se SUV është në gjendje të ecë me një rimorkio që peshon deri në 3.5 ton. Mbetet të presim testet që konfirmojnë të gjithë këtë.

UAZ Hunter


Një plotёsim interesant dhe i papritur në radhët e fuoristradeve elektrike nga Rusia. Hunter-i elektrik u krijua me ndihmën e kompanisë çeke MW Motors.
Kjo fuoristradё ruse është bërë posaçërisht për tregun e Britanisё sё Madhe, prandaj timoni është vendosur në anën e djathtë. Sidoqoftë, ka informacione që kjo makinë së shpejti do t'u ofrohet klientëve në Japoni, Afrikën e Jugut dhe vendet e tjera ku makinat prodhohen dhe përdoren me timon në anën e djathtë. Vlen të përmendet se UAZ Hunter-i elektrik ka emrin MW Spartan. Prodhimi i këtyre makinave do të vendoset në Republikën Çeke. Kapaciteti i baterive MW Spartan do të jetë nga 56 në 90 kW.


‹ Postimi i mëparshëm