10 fakte interesante rreth Volkswagen Beetle.


1. Beetle filloi nga Porsche

Ka kohë që dihet se Adolf Hitleri ishte njeriu që shpiku idene e Beetle, dhe kjo është e vërtetë. Diktatori donte që familjet gjermane të kishin mundësi të blinin një makinë, kështu që ai udhëzoi prodhuesin e makinës Ferdinand Porsche (atij që themeloi markën legjendare Porsche) të bënte një «makinë për njerëzit».
Thashethemet se Hitleri vetë e projektoi veturën ka të ngjarë të jene te rreme, por dihet saktësisht se çfarë tha ai se si duhet të duket makina e ardhshme e «njerëzve». Një makinë duhet të duket si një brumbull, sepse «ju duhet të vëzhgoni natyrën për të mesuar sa më mire si arrihet racionalizimi». Ishte Adolf Hitleri që vuri gurin e themelit për uzinën Porsche në Wolfsburg, Gjermani.
Vlen të përmendet se ishte Brumbulli qe u bë themeluesi i gjithë linjës së makinave sportive te markës Porsche.


2. Amerikanët nuk e pëlqyen makinën në fillim

Në periudhën e pas luftës, SHBA ishin shumë të kujdesshëm për të gjitha importet nga Gjermania dhe amerikanët kishin frikë të blinin një Beetle, kur kjo makinë u shfaq në tregun amerikan në vitin 1949. Problemi kryesor ishte emri i kompanisë Volkswagen, e cila kishte lidhje me emrin Hitler, dhe shumë amerikanë nuk donin të kishin asgjë të përbashkët me Hitlerin. Në vitin e parë, vetëm dy vetura u shitën. Sidoqoftë, shitjet e mëtejshme filluan të rriten me shpejtësi. Aty nga në viti 1960, qindra mijëra Beetle ishin shitur çdo vit, dhe aty nga viti 1970 shitjet vjetore tejkaluan shifren prej 570,000 copë.


3. VW nuk e quajti makinën Brumbull

Për këtë emërtim te makinës duhen falenderuar njerezit e thjeshtë. Në fillim kompania Volkswagen emertoi makinën e saj të re Type 1, por njerëzit e quajtën atë «brumbull" per shkak të dizajnit të pazakontë të çatisë së rrumbullakosur të makinës. Si perfundim, Volkswagen e riemertoi modelin në Beetle në fund të viteve 1960.


4. Kjo makine ka shumë emra

Në të gjitha vendet ku VW Beetle ishte shitur, ajo mori emra të ndryshëm nga njerëz të thjeshtë që më vonë u bënë masive dhe u lidhen fort me këtë makinë unike. Këtu janë disa nga këta emra:

  • Në SHBA: Beetle – brumbull
  • Në Angli: Bug – brumbull
  • Në Portugali dhe Brazil: Fusca – brumbull
  • Në Itali: Maggiolino — brumbulli i majit
  • Në Gjermani: Käfer – brumbull
  • Në Poloni: Garbus – me kurriz
  • Në Sllovaki: Chrobák – brumbull
  • Në Turqi: Tosbağa – breshka
  • Në Finlandë: Kupla – flluskë
  • Në Francë: Coccinelle – mollëkuqe
  • Në Republikën Çeke: Brouk – brumbull
  • Në Suedi: Bubbla – flluskë
  • Në Meksikë: Vocho – brumbull
  • Në Bolivi: Peta – breshkë
  • Në Indonezi: Kodok – bretkosë

5. «Think Small»

Një reklame e VW Beetle e emertuar «Think Small» është një nga 10 reklamat më të mira në botë. Në vitin 1999, Advertising Age nxorri një reklamë tjetër të makinave Beetle më të miren në 100 vitet e fundit, e cila arriti të tejkalojë reklamat Coca-Cola, Marlboro, Nike dhe McDonald’s. Reklama «Think Small» u krijua nga Doyle Dane&Bernbach, i cili arriti të ndryshojë pikëpamjen e amerikanëve për makinën Beetle dhe përgjithësisht për veturat e vogla (para kësaj, amerikanët donin vetëm veturat e mëdha).


6. «LMW 28IF» dhe Beetle të tjerë të famshëm

«Brumbulli» me targë «LMW 28IF» u paraqit në kopertinën e albumit The Beatles «Abbey Road». Makina, e cila u fotografua në kopertine, u ekspozua në Muzeun e Automjeteve Volkswagen në Wolfsburg, Gjermani.


Një skulpturë në Seattle, që përshkruan një troll të madh, i cili fshihet nën urë eshte ne kujtim të George Washington. Troll mban në dorë një Volkswagen Beetle të vërtetë.


Ishte filmi «Herbie the Love Bug», i cili u bë i njohur në fund të viteve 1960 dhe në fillim të viteve 1970. Një nga «Brumbujt» origjinale te Herbie u shit për 126.500 dollarë në një ankand në vitin 2015.


Në filmin multiplikativ origjinal Transformers, Bumblebee u shndërrua në Volkswagen Beetle. Sidoqoftë, në film, makina u zëvendësua nga një Chevrolet Camaro.


7. Tek Beetle nuk ka më vazo

Fillimisht, një nga simbolet e kësaj makine ishte «blumenvasen» — një vazo e vogël lulesh që ishte montuar në panelin e veglave apo ne xhamin e perparme. Ajo u bë një simbol i vërtetë i makinës dhe u përfshi në ristilimin e «Brumbullit» në vitin 1998. Fatkeqësisht, që prej vitit 2011, Beetle e reja nuk janë pajisur me vazo lulesh.


8. Luksi jubilar i VW Beetle

Kur lancuan Volkswagen Beetle te njemilionte në vitin 1955, kompania festoi këtë arritje duke mbuluar makinën jubilare me ar dhe inlaiduar ate me diamante.


9. Britanikët nuk pranuan të prodhonin Beetle

Pas Luftës së Dytë Botërore, fabrika Volkswagen në Wolfsburg, Gjermani, duhej t'i dorëzohej Britanikëve. Asnjë prodhues i vetëm i makinave britanike nuk dëshironte të merrte përgjegjësinë për kompaninë, duke deklaruar se «makinat gjermane nuk i plotësojnë kërkesat themelore teknike për industrinë e automobilave», «ato nuk janë aspak tërheqëse për bleresin e mesem» dhe «prodhimi I makinave Beetle do të ishte jorentabel».


10. Beetle e fundit është në muze

«Brumbulli» nën numrin e uzines 21529464, tani është ekspozuar në Muzeun e Automjeteve Volkswagen.

‹ Postimi i mëparshëm Postimi tjetër