Marrëveshja e përdoruesit

Marrëveshja e përdoruesit

Mirë se vini në site (sajtin) tonë onlyauto.al (më tutje në tekst do të quhet "Site").
Duke hyrë në Site, ju pranoni kushtet e përdorimit të tij (më tutje në tekst do të quhet "Kushtet"). Kushtet janë projektuar dhe janë aktuale për të gjithë përdoruesit e Site. Site përfaqësohet nga kompania MIRALIA Shpk. Këto kushte janë aktuale për dt. 1 mars 2018.
Site nuk mban përgjegjësi:
- për vërtetësinë e informacionit të afishuar (përfshirë edhe të personave të tretë), për vërtetësinë e përmbajtjes si të reklamave ashtu edhe të njoftimeve të tjera, si edhe për vërtetësinë e pikëpamjeve në materialet e afishuara;
- para personave të tretë për pretendimet, për çështjet e dëmeve të çdo lloj natyre, duke përfshirë dëme të shkaktuara si rezultat i fitimit të humbur, dëme të natyrës ndëshkimore ose të shkaktuara nga rrethanat indirekte;
- për veprimet e personave të tretë, sido që të jenë ata.
Site nuk jep garanci në lidhje me rezultatet e përdorimit të informacionit, të vlerës komerciale të tij dhe përkimit të këtij informacioni me qëllimet konkrete, nuk jep garanci të aplikimit të tij.
Site rezervon të drejtën të heqë njoftime për çdo lloj arsye. Në asnjë rrethanë Site nuk është përgjegjës për çdo lloj shpenzimi ose dëmi të përdoruesve dhe partnerëve përtej limiteve të kompetencave të tyre, duke përfshirë dështimet e rrjetit, problemet me aksesin në rrjetin internet, si dhe me parametrat e web-browser-it.
Heqja dorë nga përgjegjësia dhe Kushtet janë të aplikueshme në të gjithë publikimet në Site. Çdo person, para vendosjes së publikimeve në Site njihet me heqjen dorë nga përgjegjësia dhe me Kushtet e përdorimit të shërbimit, është i detyruar të udhëhiqet nga standardet e përcaktuara më poshtë.

Parimet bazë

1. Site funksionon me bazat e të dhënave, duke shfrytëzuar rrjetin "Internet", ku përdoruesit nëpërmjet domenit publik kanë të drejtë të:
- të hyjnë në marrëveshje që nuk bien në kundërshtim me legjislacionin, që shkaktojnë efekte juridike pa kufizime;
- të vendosin njoftime komerciale me qëllim shitjen e shërbimeve (artikujve) të tyre me pagesë (ky është funksioni i reklamës), në të cilat përdoruesit me ndihmën e funksionit të kërkimit mund të zgjedhin ofertat që atyre u interesojnë.
2. Këto Kushte zbatohen ekskluzivisht në marrëdhëniet midis Site dhe përdoruesve, që përdorin domenin publik me bazat e të dhënave të administruara nga Site.
3. Site siguron aksesin tek bazat e të dhënave, me anë të të cilave informacioni përhapet pa ndërhyrë në përmbajtjen e reklamave nga ana e Site. Ndër të tjera, Site vetë nuk propozon, nuk rekomandon, nuk reklamon shërbime dhe artikuj me qëllim shitjen e tyre (me përjashtim të informacionit të përdorimit të vetë site, të ofrimit të kushteve dhe veprimeve të vetë site).
4. Site nuk bashkëpunon në marëdhëniet midis shitësit/ofruesit të shërbimeve dhe klientit/palës së interesuar për të blerë, as në cilësinë e ndërmjetësuesit, as në cilësinë e përfaqësuesit të njërës prej palëve. Marrëveshjet e lindura si rezultat i vendosjes së njoftimit në Site, realizohen pa ndërhyrjen e Site.

Sfera e shërbimeve

1. Në përputhje me këto Kushte, Site pranon:
- të japë modelin e hyrjes për të vendosur ofertat e reklamave;
- të aktivizojë ofertat e reklamave të vendosura nëpërmjet modelit të hyrjes;
- të sigurojë akses në bazat e të dhënave të njoftimeve të Site me anë të rrjetit "Internet".
Shkalla e pasqyrimit të modelit mund të variojë dhe varet nga paisjet teknike të përdorura.
2. Përdoruesit kanë të drejtë të përdorin Site dhe funksionet e tij vetëm brenda gjendjes aktuale të funksionalit.
3. Site rezervon të drejtën të kufizojë përkohësisht mundësitë e vendosjes dhe shikimit të reklamave për arsye kapaciteti, për të garantuar sigurinë dhe integritetin e serverit, ose për të realizuar shërbimin e tij aktual apo rritjen e produktivitetit.
4. Në raste të tilla për arsye teknike, janë të mundshme ndërprerjet në punë, gjithashtu edhe mungesa e aksesit në site (ndërprerja teknike nuk e detyron Site ti vërë në dijeni përdoruesit paraprakisht).

Detyrimet sipas regjistrimit

1. Për të pasur akses në funksione të caktuara të Site, për të shkëmbyer njoftime ndërmjet blerësve/klientëve dhe shitësve/ofruesve të shërbimeve, për të krijuar listat e preferencave, ju duhet të regjistroheni dhe të hapni një llogari. Regjistrimi është pa pagesë. Gjatë regjistrimit përdoruesi dhe Site lidhin kontratën e përdorimit të Domenit Publik (ofertë publike) onlyauto.al.
2. Kur regjistroheni ju pranoni të jepni informacion të vërtetë për veten në përputhje me modelin e regjistrimit. Të dhënat tuaja të regjistrimit dhe çdo lloj informacioni tjetër për ju, ruhen në rubrikën "Politika e konfidencialitetit të Site".

Llogaria e përdoruesit, password-i dhe siguria

Përdoruesi mban përgjegjësi për ruajtjen e konfidencialitetit të password-it dhe llogarisë së tij, gjithashtu mban përgjegjësi të plotë për çdo veprim, të realizuar me ndihmën e llogarisë dhe password-it të tij.
Gjatë regjistrimit të account-it dhe përdorimit të llogarisë, përdoruesi pranon të:
a) të njoftojë menjëherë Site për çdo përdorim të pasanksionuar të llogarisë, të password-it për të patur akses dhe për shkelje të tjera të sigurisë.
b) të dalë nga llogaria e vet ,kur përfundon puna me Site.
Site nuk mban përgjegjësi për çdo lloj dëmi apo humbje, që shkaktohen për shkak të mosrealizimit të kësaj rubrike.

Kushtet e përdorimit

1. Ju mbani përgjegjësi të plotë dhe përgjigjeni para Site për veprimet tuaja në Site. Më poshtë janë renditur disa shkelje, të cilat mund të çojnë në largimin dhe heqjen e njoftimeve, reklamave tuaja dhe çdo lloj informacioni tjetër:
• Të jepni me anë të Site çdo informacion, që legjislacioni në fuqi i shtetit (si shtetit të rezidencës tuaj, ashtu edhe i shteteve në territorin e të cilave përhapet, shtrihet informacioni juaj, gjithashtu edhe i shtetit të rezidencës së Site) e konsideron të paligjshëm, me rrezikshmëri të lartë, kërcënues, fyes, diskretitues, vulgar, të pahijshëm, të urryer, racist për shkaqe etnike e të tjera si këto;
• Të përndiqni, të frikësoni, të poshtëroni ose të diskreditoni çdo person fizik ose juridik;
• Të shtireni në Site si kompani ose person tjetër, i gjallë ose i vdekur, i njohur ose jo;
• Të vini artikuj, të cilat ju nuk i dispononi dhe/ose nuk keni të drejtë ti shisni ata;
• Të ngatërroni përdoruesit për vendndodhjen tuaj faktike dhe/ose vendndodhjen faktike të artikullit të shitur;
• Të shkelni me qëllim ose pa qëllim çdo legjislacion lokal në fuqi, legjislacionin e rajonit, të drejtën kombëtare ose të drejtën ndërkombëtare duke përfshirë ndër të tjera të gjitha rregullat, që kanë fuqinë e ligjit gjatë hyrjes në Site dhe gjatë përdorimit të tij me çdo mënyrë të ligjshme;
• Të shkelni të drejtat e personave të tretë;
• Të përhapni spam-in, "reklamën agresive" ose të shfrytëzoni skemat e piramidave financiare;
• Të përhapni viruse ose teknologji të tjera, të cilat mund ti sjellin dëm si site dhe sigurimit teknik, ashtu edhe pronësisë dhe interesave të përdoruesve të Site dhe të personave të tretë;
• Të realizoni një ngarkesë të pabazuar në infrastrukturën tonë ose të pengoni punën e Site;
• Të kopjoni, të ndryshoni ose të përhapni informacionin e Site, të përdoruesve, të personave të tretë;
• Të përdorni punët kërkuese, analizimin e sajteve ose mjete të tjera të automatizuara për të hyrë në Site, të mblidhni informacion për çdo lloj qëllim pa autorizimin tone me shkrim;
• Të mblidhni informacion për përdoruesit e tjerë, përfshirë edhe adresat e postës elektronike pa pëlqimin e tyre;
• Të merrni masa të tërthorta për të realizuar kufizime të hyrjes në Site.
2. Site mund ti heqë reklamat në rastet kur me përmbajtjen e tyre, këto reklama nuk respektojnë Kushtet e përdorimit, parimet e legjislacionit, të drejtat e personave të tretë.
3. Site sipas gjykimit te tij ka të drejtë të bllokojë aksesin e përdoruesit në rastin kur ky i fundit:
- disa herë ka shkelur këto Kushte;
- një herë ka shkelur seriozisht Kushtet;
- për arsye të tjera serioze.
4. Në rast të bllokimit të përdoruesit, ky i fundit humbet të drejtën dhe mundësinë të përdorë Site, të regjistrojë një llogari të re.
5. Përdoruesit mund ta zgjidhin këtë marrëveshje në çdo kohë. Për këto qëllime përdoruesi mund ta heqë llogarinë e vet. Heqja e llogarisë nuk është identike me heqjen dhe ndërprerjen e përpunimit dhe ruajtjes së të dhënave personale të përdoruesit të Site. Për heqjen e plotë të të dhënave personale dhe ndërprerjen e ruajtjes së tyre nga Site, përdoruesi duhet të shkruajë një kërkesë në postën elektronike: Support Onlyauto.
Në rast të kundërt Site ka të drejtë të ruajë të dhënat personale të përdoruesit në afatet e përcaktuara nga legjislacioni kombëtar i Site.

Shërbimet Premium dhe kompensimet

Në disa raste në Site është parashikuar pagesa e shërbimeve premium. Kur blihen këto shërbime, përdoruesi paguan taksat e reklamave, të cilat variojnë në varësi të mundësive të paraqitura. Përdoruesi mund të njihet me kushtet e pagesës së këtyre taksave gjatë vendosjes së reklamës së tij.
Për pagesën e shërbimeve premium do të jetë e nevojshme të hartohet plani i pagesave dhe ti jepet Site informacion për kartën tuaj të kreditit, për mënyrën e pagesës ose për realizimin e pagesave elektronike me anë të sistemeve të përpunimit të personave të tretë. Ju i vërtetoni Site, që një informacion i tillë është i sigurt dhe ju jeni të autorizuar të përdorni këtë mjet pagese. Site ka të drejtë në mënyrë të njëanshme, në çdo kohë të ndryshojë çmimet për shërbimet e veta.
Nëse ju gjykoni, se keni të drejtë për kompensimin e parave të harxhuara, atëherë ju duhet të shkruani në adresën e postës elektronike: Support Onlyauto duke treguar shkaqete domosdoshmërisë së kompensimit të parave.
Kërkesa juaj do të përpunohet brenda 1-2 javësh pas marrjes së saj nga administrata e Site. Nga site (sajti) do të shqyrtohen bazat e dhënies së një kompensimi të tillë. Gjatë kësaj kohe mund të lidhen me ju për konfirmimin e të dhënave të llogarisë tuaj, si edhe për dhënien e informacionit plotësues.

Kërkesat për përmbajtjen dhe paraqitjen e jashtme të reklamës

1. Përdoruesi bie dakort të vendosë reklamat përkatëse/informacionin në rubrikat përkatëse për këtë tip reklamash/informacioni.
2. Përdoruesi bie dakort të japë një informacion të plotë dhe të sigurt në reklamë. Informacioni i gabuar (p.sh. gabimet e shtypit, vendosja e reklamës në rubrikën e gabuar) duhet të korrigjohet menjëherë pasi të zbulohet.
3. Gjatë vendosjes së reklamës, përdoruesi është i detyruar të plotësojë maksimalisht të gjitha pikat modelit të reklamës.
4. Nuk lejohet reklamimi i më shumë se një shërbimi në një reklamë të vetme.
5. Brenda afatit të reklamës, përdoruesi duhet të përmbushë të gjithë detyrimet e marra përsipër për reklamën.
6. Reklamat mund të vërtetohen me fotografi. Përdoruesi bie dakort të vendosë në bazat e të dhënave të Site vetëm fotografi, të cilat ai mund ti përdorë pa kufizim dhe që nuk prekin të drejtat e pronësisë intelektuale të personave të tretë. Fotografitë e vendosura duhet të pasqyrojnë rrethanat reale dhe të vërtetojnë informacionin e paraqitur në reklamë. Kur vendosen nga ana e përdoruesit fotografi nga katalogu (nga çdo file storage me akses të lirë) duhet folur më vete.
7. Përdoruesi duhet të paraqesë një çmin të saktë. Reklamat me çmime jo korrekte ose të ngatërruara, nuk lejohen.

Pronësia intelektuale

Ju pranoni se nuk do të ngarkoni ose nuk do të jepni çdo lloj informacioni të Site ose të palëve, i cili shkel patentat, markat tregtare, sekretin komercial, të drejtat e autorit ose të drejta të tjera të pronësisë. Duke nisur informacionin në Site, automatikisht ju garantoni se pronari i këtij informacioni shprehimisht pa pagesë, me afat të pakufizuar dhe në mënyrë të pakthyeshme i ka dhënë Site-it të drejtën jo ekskluzive dhe lejen për përdorim, kopjim, ndryshim, përshtatje, publikim, dërgim, krijim të punëve prodhuese, përhapjen dhe shfaqjen e këtij informacioni (plotësisht ose pjesërisht) në të gjithë botën dhe/ose përfshirjet e tij në punë të tjera në çdo model.

Informacioni

Site nuk mban përgjegjësi për informacionin. Përdoruesit duhet të vlerësojnë vetë rrezikun lidhur me sigurinë, plotësinë dhe dobishmërinë e çfarëdo informacioni që ndodhet në Site. Site nuk realizon shqyrtimin paraprak ose ndjekjen e të gjithë informacionit, por Site ka të drejtë të heqë atë informacion, që sipas gjykimit të vet do ta konsiderojë të dëmshëm, fyes ose ndryshe, që shkel këtë Marrëveshje, rregullat aktualisht në fuqi të Site dhe legjislacionin.

Rregulla të përgjithshme të përdorimit dhe të ruajtjes

Ju pranoni, se Site mund të vendosë rregulla të përgjithshme dhe kufizime, që kanë të bëjnë me përdorimin e Shërbimeve, të dhënave dhe informacionit tjetër ruajtura në Site dhe në lidhje me maksimumin e hapësirës në disk të caktuar në emrin tuaj në serverat e Site. Ju pranoni, se Site nuk mban asnjë përgjegjësi ose nuk ka asnjë detyrim për heqjen, dëmtimin, humbjen e të dhënave. Ju pranoni, se Site i rezervon vetes të drejtën të heqë llogaritë, të cilat nuk janë përdorur gjatë një periudhe të gjatë kohe. Ju gjithashtu pranoni, se Site i rezervon vetes të drejtën të ndryshojë këto rregulla dhe kufizime në çdo kohë sipas gjykimit të vet duke njoftuar ose jo.

Përgjegjësia për përmbajtjen e reklamave

1. Ju pranoni, se po përdorni Site duke marrë parasysh edhe riskun. Drejtpërdrejt përdoruesi mban përgjegjësi për përmbajtjen e reklamave. Site (sajti) nuk garanton saktësinë dhe plotësinë e reklamave. Site (sajti) nuk jep asnjë garanci, qoftë garanci të nënkuptuara të dobishmërisë së shërbimeve dhe artikujve, të përputhjes së qëllimit konkret, ashtu edhe të mungesës së shkeljeve. Site (sajti) nuk jep asnjë garanci që informacioni i vendosur nga persona të tretë me ndihmën e Site do të jetë aktual, i sigurt, i pagabueshëm ose do të përputhet me nevojat tuaja; gjithashtu nuk jep asnjë garanci në lidhje me rezultatet nga përdorimi i informacionit, në lidhje me saktësinë dhe vërtetësinë e çdo informacioni të marrë me anë të Site (sajtit).
2. Site (sajti) nuk jep garanci dhe nuk mban përgjegjësi për përputhjen e reklamave me normat e legjislacionit.
3. Site (sajti) nuk jep garanci dhe është i lirë nga përgjegjësia për moszbatimin e disa kontratave, të lidhura në bazë të njoftimeve të vendosura në përputhje me legjislacionin vendas. Site (sajti) nuk kompenson shpenzimet e shkaktuara nga palët kur kryhen marrëveshje nga reklamat, nuk është përgjegjës për pasoja të tjera ligjore apo ekonomike.
4. Asnjë informacion i marrë nga ju me gojë apo me shkrim në Site (sajti), nuk jep garanci, përveç atyre të treguara në këtë dokument. Ju gjithashtu pranoni, se të gjitha të dhënat të hedhura nga ju ose të marra në një mënyrë tjetër nga Site, ju i përdorni duke marrë parasysh riskun. Vetëmju mbani përgjegjësi të plotë për ndonjë dëmtim të mundshëm të kompjuterit tuaj ose humbje të informacionit në rast të shkarkimit të të dhënave nga Site (sajti).
5. Site (sajti) në përputhje me legjislacionin nuk mban përgjegjësi për dëme të drejtpërdrejta, të tërthorta, të rastësishme, speciale ose të mëvonshme që lidhen me përdorimin ose pamundësinë e përdorimit të Site (sajtit), duke përfshirë mosdhënien e artikujve ose shërbimeve të lera ose të marra në Site.

Detyrimet e garancisë

Në rast të një force madhore, Site çlirohet nga detyrimet. Të gjithë rrethanat e paparashikuara duhet të konsiderohen forcë madhore, përfshirë ngjarjet që ndikojnë në zbatimin e kontratës, për të cilat nuk mban përgjegjësi asnjëra nga palët. Ngjarje të tilla konsiderohen, në mënyrë të veçantë: masat legjitime kolektive, në lidhje me kompanitë e palëve të treta, vendimet e organeve të pushtetit, ndërprerjet në rrjetet e portat e providers, ndërhyrjet në rrjetet e operatorëve dhe parregullsi të tjera, si dhe në rastin kur rrethana te tilla lindin tek kontraktorët dhe nënkontraktorët. Pretendimet e përdoruesve në lidhje me çdo ndërprerje, për të cilat Site nuk përgjigjet, nuk kanë pasoja juridike. Ne përpiqemi që të përmirësojmë vazhdimisht shërbimet tona, kështu që këto kushte mund të ndryshojnë në të njëjtën kohë me shërbimet që ne ofrojmë. Ne i rezervojmë vetes të drejtën të ndryshojmë Kushtet në çdo kohë, vetëm se në këtë rast ne do t’ju njoftojmë për këtë gjë, me anë të njoftimit në Site, me anë të postës elektronike dhe/ose me ndonjë mënyrë tjetër.
Nëse nuk jeni dakord me kushtet e reja, ju keni të drejtë ti refuzoni ato. Kjo do të thotë se ju i refuzuat kushtet tona dhe se më tutje nuk mund ti shfrytëzoni më ata. Nëse vazhdoni të përdorni shërbimet pas ndryshimit të Kushteve, kjo tregon pëlqimin tuaj në lidhje me të gjitha ndryshimet (pëlqimin konkludues).

Ju falenderojmë për marrjen në dijeni të rregullores së mësipërme, do të jemi të kënaqur për të bashkëpunuar!