Reklama

Reklama në site është një mjet i besueshëm, që lejon të rriten shitjet duke tërhequr klientë të rinj. Pa reklama në internet, sot është pothuajse e pamundur t’ia dalësh, pasi portalet popullore online janë superiore ndaj çdo medieje tjetër përsa i përket audiencës së interesuar. Në lidhje me këtë është e nevojshme që të kërkohen platforma përkatëse tematike, të cilat zënë pozicione drejtuese në motorët e kërkimit si Google, Yahoo, Bing, Yandex dhe të tjerë.

Cilat janë rregullat kryesore te platforma e internetit për vendosjen e reklamës?

Siti, në të cilin ju keni ndër mend të vendosni reklamën, duhet të jetë:
• aktiv (duhet të shihet nga përdorues aktivë‚ të cilët janë të interesuar për tematikën e burimit);
• i strukturuar (të gjitha reklamat duhet të ndahen sipas kategorive tematike në mënyrë që informacioni i nevojshëm të mos humbasë);
• komod (reklama në sitet komplekse nuk i intereson askujt);
• i optimizuar (faqet e tij duhet të ngarkohen shpejt dhe interface nuk duhet të shkaktojë vështirësi për përdoruesit).

Site onlyauto.al përputhet plotësisht me këto rregulla, pasi është hartuar në mënyrë që ju të përmirësoni pozicionin e biznesit tuaj në treg dhe të reklamoni mallrat dhe shërbimet tuaja.

Platforma e reklamës onlyauto.al: veçoritë e vendosjes

Bashkëpunimi me sitin onlyauto.al fillon me vendosjen e kontaktit dhe me një përkufizim të hollësishëm të qëllimeve tuaja. Një rol të madh luan buxheti i planifikuar nga ju. Pikërisht, nga ai varet vendi i reklamës në site dhe metodat që do të përdoren për të tërhequr klientët.

Një banderolë reklamimi me informacion rreth shërbimeve tuaja mund të paraqitet në mënyra të ndryshme:
• në kategorinë e përzgjedhur;
• në çdo zonë;
• në një vend të caktuar në site;
• në faqen e zgjedhur.

Variantet janë gjithashtu të mundshme për kombinimin e banderolave të ndryshme. Moria e mundësive ju lejon të zgjidhni opsionin ideal për situatën tuaj, siti onlyauto.al, nga ana tjetër, do ta përballojë për mrekulli. Nga ju do të kërkohet minimumi: informacioni rreth kompanisë, qëllimet dhe dëshirat, përshkrimi i mundësive.

Rregullat tek banderolat për vendosjen në sitin onlyauto.al

Për vendosjen e reklamës, ju mund të siguroni një banderolë të gatshme ose t’u drejtoheni specialistëve të onlyauto.al, të cilët do t'ju ndihmojnë të krijoni profesionalisht një banderolë. Në rast se ju e përgatisni banderolën vetë, ajo duhet të korrespondojë me parametrat e mëposhtëm: madhësia jo më shumë se 80 KB, formati JPG, GIF ose PNG. Kjo është e nevojshme për pasqyrimin e saktë të informacionit në site. Porosia e banderolës te specialistët e onlyauto.al kryhet sipas algoritmit në vijim:
• Diskutimi i ideve dhe detyrave.
• Miratimi i dizajnit.
• Përgatitja e banderolës.
• Paraqitja e korrigjimeve nëse është e nevojshme.

Ne jemi gjithmonë të gatshëm t'u tregojmë klientëve të rinj për specifikat e bashkëpunimit me ne. Mënyrat e mundshme të reklamimit për biznesin tuaj mund t’i mësoni nëpërmjet formës së feedback-ut në site ose përmes emailit: advatonlyauto.al. Stafi ynë menjëherë do të lidhet me ju dhe do t’ju ofrojë opsione të ndryshme.

Reklama cilësore është çelësi i zhvillimit të suksesshëm të biznesit. Mos e harroni këtë!